ESCo Adriatic është një rrjet profesional ekspertësh, organizatash dhe kompanish të interesuara në tregun e shërbimeve energjetike në Shqipëri. Kjo iniciativë, e nisur në fillim të vitit 2017, tani si pjesë e EuroElektra, është vazhdimisht duke u zgjeruar me mbledhjen e një numër te madhe partnerësh (për më shumë shiko në seksionin përkatës) duke ndjekur format më të avancuara të organizimit në nivel rajonal dhe evropian.
ESCo Adriatik synon të avancoj vazhdimisht përfshirjen e saj në sektorin e energjisë, me një fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë drejtim, ne besojmë se vetëm një rrjet i mirë lidhur mund të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të adresuar problemet komplekse në sektorin e energjisë. Për ketë jemi te hapur për te bashkuar forcat me çdo iniciativë që synon një ekonomi me emetime të ulëta përmes promovimit të liberalizimit dhe inovacionit.
Qëllimi final i të cilit është vënia ne praktike të një zhvillimi të qëndrueshëm, duke ndërthur konkurrencën dhe qasjen mjedisore ne afatgjatë. Një proces që duhet të plotësohet përmes një ekuilibri më të mirë, në ndjekjen e vlerave më të larta të zhvillimit personal, efikasitetit më të madh, qasjes proaktive, përkushtimit të vazhdueshëm drejt lidershipit, transparencës, etikës së lartë dhe përgjegjësisë sociale.
Most Read Publications
Most Visit Sections