Hapja e tregut thelbësore për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, Dr. Lorenc Gordani

Hapja e tregut thelbësore për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, Dr. Lorenc Gordani

* Me kryesore, Aktivitetet, Hulumtimet, Përfaqësim

Hapja e tregut kusht thelbësor për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, Dr. Lorenc Gordani, 23 Nëntor 2017

Energjia elektrike si një mall i shpërndare në rrjet është një commodity vlera e të cilit lidhet kryesisht me vendin dhe kohen ne te cilin disponohet. Në këtë kuptim, Shqipëria ka një potenciale te rëndësishme të energjisë së rinovueshme, të mire shpërndare ne te gjithë territorin midis burimeve te ndryshme kryesisht hidroelektrike dhe fotovoltaike, shumë më lart se mesatarja e çdo vendi tjetër evropian. Në të njëjtën kohë, varësisht nga mbështetja ne vazhdimësi e burimeve me tradicionale, çmimet referente në tregjet afatgjata të rajonit tashmë arrijnë nivelet me te ulëta historike prej 35-40 Euro/MWh. Çmime vërtet te ulëta qe pikërisht ne varësi te ndryshimeve me periudhave pak më të thata ose të ftohta të vitit, janë subjekt luhatjesh te forta në tregun spot, duke lëvizur mes vlerave shumë më të larta siç janë ato te 100-200 Euro/MWh.

Për të maksimizuar sa më sipër, me vënien ne praktike te Paketës se Tretë të Energjisë të BE që nga viti 2015, ne varësi edhe te natyrës detyruese te hapjes së monopoleve natyrore të rrjeteve të energjisë elektrike dhe në anën tjetër me lënien te lire për ndjekjen e modelit më te përshtatshëm për sa i përket zbatimit te kuadrit mbi investimet për arritjen e objektivave të rinovueshme të BE brenda 2020, po behet gjithmonë e me presuese për tregun shqiptar te energjisë nevoja për të avancuar me liberalizimin dhe hapjen drejt ekonomisë së shkallës të ofruar nga tregu rajonal i energjisë.

Në këtë kontekst po punohet paralelisht me avancimin e Platformës Kombëtare të Shkëmbimit të Energjisë (bursa energjisë APEX), me atë të bursës se balancimit nderditor, si dhe zgjerimit te shpërndarjes së kapaciteteve të rrjetit përmes zyrës së përbashkët të ankandit të Ballkanit Perëndimore (SEE CAO) në Podgoricë. Për me tej, deri në fund të vitit 2018, tregu shqiptare pritet të homologohet me atë te Kosovës, duke kaluar gjithashtu ne adoptimin e të njëjtave mekanizma dhe protokolle me pjesën tjetër të Ballkanit si dhe përtej Adriatikut, dhe me në përgjithësi me tere tregun e përbashkët te energjisë te BE-së.

Pra ne kuadër te zhvillimeve te me sipërme pan-evropiane, lidhur me furnizimin me energji elektrike, vendi është në prag te fillimit te një tregu te lire, qe do formësohet plotësisht sipas dinamikave të shkëmbimeve telematike (PXs). Për te mundësuar këtë, modeli aktuale i tregut dhe rregullat qe e shoqërojnë, përcaktojnë futjen ne tregun e lire brenda këtij viti te konsumatorëve të mëdhenjtë qe përbejnë rreth 38% te konsumit. Për me shume energjia për humbjet rreth 26% e totalit duhet te blihet ne tregun e lire. Së fundmi, për konsumatorët familjare që përbëjnë rreth 36% të pjesës se mbetur, tarifat e rregulluara duhet të mbahen për aq kohë sa te krijohet një treg performant, duke reflektuar të gjitha kostot reale ne tarifat finale të energjisë.

Për te përmbushur sa me sipër po ndiqet me hapjen graduale te shërbimit të vektorizimit te energjisë për furnizuesit alternative ne rrjetin e shpërndarjes, se fundmi për nivelet e mesme te tensioni ne 35 kV, dhe nga marsi 2017 për here te pare edhe ne nivelin e ulet te 20 kV. Ne rrjedhim te se cilës operatori i shpërndarjes planifikon të investojë ne mënyre te rëndësishme, shuma qe parashihen te arrijnë vlerat e rreth 350 mil/Euro vetëm ne 5 vitet e ardhshme, lidhur me proceset administrative dhe sidomos automatizimin teknike për të siguruar efikasitetin e kalimit të konsumatorit nga format tradicionale në ato alternative te furnizimit me energji.

Pavarësisht nga sa më sipër, qe kjo te vij ne praktike do te duhet te ketë oferta atraktive, duke mbuluar për me shume një numër kostosh shtese ne krahasim me furnizuesin tradicionale (OSHEE-n). Kështu me gjithë marzhin e fitimit aktuale midis 10-20%, për kompanitë qe duan te futen ne segmentin e furnizimit, ai lejon marrjen e rrezikut komercial vetëm ne pjese te vogël ose te kufizuar për kategori te caktuara. Ndër të tjera edhe kostot reale, aktualisht te llogaritura mesatarisht ne 6 lek/kWh për energjinë e importit, do të bëhen më te qarta dhe te krahasueshme vetëm pas lancimit të bursë dhe tranzitimit te energjisë së KESH-it nëpërmjet saj për tek OSHEE-ja. Si dhe do duhet një kohe e gjate qe kompanitë private te formojnë ekspertizën e nevojshme, por çfarë është me e rëndësishme edhe kuadri te plotësohet me ndërhyrjet qe do dalin te domosdoshme nga praktika.

Gjithsesi e gjitha sa me sipër bene te mundur qe sistemi ynë elektroenergjetike te hapet drejt mundësisë se “arte” për një zhvillim te gjelbër, nëpërmjet modeleve te reja ekonomike bazuar ne burime me efiçiente, orientuar drejt konsumit proaktive, duke ulur ne mënyrën me te mire emetimet e mbrojtur mjedisit natyror, etj. Me konkretisht, ne përmbushje te kërkesave te shprehura në mënyrë të përsëritur nga raportet e Bankës Botërore, ne veçanti “Doing Business 2014”, ndërhyrjet e fundit te Ministrisë dhe Entit Rregullator te Energjisë kane hapur tashme rrugën për te pranuar ne rrjet kontributin e energjive te prodhuar nga bizneset por edhe familjaret me ane te resurseve gjeneruese te shpërndara duke u bazuar ne skemën e matjes neto të energjisë.

Kështu, paralelisht me avancimin e sistemit drejt liberalizimit të plotë të tregut, gjithsesi po behet e munduar adoptimi i strukturës se sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, duke rritur mundësitë e shfrytëzimi te energjive alternative nga konsumatorët. Përveç tërheqjes se konsumatorëve te rinj në tregun e lirë, ndoshta me opsionin e kontratave afat mesme me një çmim fiks për energjinë elektrike i cili mbetet te shikohet sa atraktive do te jete, njëkohësisht konsumatorët kanë tashme potencialin dhe mundësinë qe nëse janë te interesuar te qasen ne mënyre pro aktive në gjenerimin e energjisë për nevojat e tyre.

Kështu, zgjidhja finale e binomit “furnizimi alternativ apo vetë-furnizimit” duket se tashme varet vetëm nga shpejtësia e depërtimit të ofertave konkurrues, ku kompanitë e para që hyjnë në treg do të shpërblehen me kosto pak më të ulëta të sistemit. Ndërsa për sa i përket një vlerësimi midis tyre, nëse për pionierët e furnizimit sfidat duken disi me të pakalueshme, burimet e shpërndara të energjisë fotovoltaike kane epërsinë e shmangies se problemeve te rrjetit pasi ato prodhohen direkt në vendin ku nevojitet konsumi i tyre. Përveç kësaj, nga numri i përgjithshëm i konsumatorëve një e treta është e vendosur në kryeqytet dhe pjesa tjetër në zonat më të mëdha urbane dhe rurale të ultësirës perëndimor ose në zonat e tjera gjithsesi me rrezatim të lartë diellor si Elbasani, Korça, etj.

Sigurisht për përmbushjen e sfidave te mësipërme, rregullimet e çështjeve komerciale dhe teknike mbeten thelbësore. Kuadër ne te cilën autoriteti i energjisë (ERE) duhet te luaj një rol kyç në sigurimin e konkurrencës në treg! Aktivitet rregullator qe do të duhet gjithsesi te sigurojë që operatori i rrjetit, aktualisht publik, nuk kufizon ose kushtëzon konsumatorët në asnjë mënyrë ose formë kalimi për sa i përket furnizimit. Përveç kësaj, thelbësore behet qe operatori i shpërndarjes (OSSH-ja e nesërme) të aplikojë rregulla dhe tarifa jo-diskriminuese dhe transparente për te gjitha format e përdorimit te rrjetit të shpërndarjes.

Kështu ne mënyre përmbledhëse, ne sistemin tone sigurisht do duhet te investohet shume dhe për një periudhe të gjatë kohore qe te ndërtohet një rrjete super i shpejte i energjisë. Por reforma e me sipërme e liberalizimit mund te përkthehet ne një katalizatorë jo vetëm i maksimizimit te përfitimeve nga integrimi i tregut energjetik shqiptar drejt ekonomive te shkalles por edhe për zhvillimin e rrjeteve të zgjuara për energjitë dhe çfarë është me e rëndësishme për rritjen e vet efiçencës se përdorimit te teknologjive alternative te energjisë duke filluar se pari nga ato fotovoltaike për vet prodhimin nga biznesi por edhe konsumatori familjare.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

EuroElektra merre pjese ne Energy Expo & Forumin e pare ne Tirane midis datave 14-16 Nëntor 2017

EuroElektra merre pjese ne Energy Expo & Forumin e pare ne Tirane midis datave 14-16 Nëntor 2017

* Me kryesore, Aktivitetet, Informim, Përfaqësim

EuroElektra merre pjese ne Energy Expo & Forumin e pare midis datave 14-16 Nëntor 2017

Çelen punimet e expo-forumit te parë “Energy Expo & Forum 2017”, Tirane. Aktivitet qe duke filluar nga dita e sotme, 14 nëntor e deri më 16 nëntor, do te mbahet ne Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastruktures dhe Energjise dhe Bashkine e Tiranës dhe me mbështetjen e përgjithshme te EuroElektra Sh.p.k. dhe Gazesjellesi TAP – Shqipëri.

Energy Expo & Forum 2017 për tre dite radhazi, synon te ekspozoj dhe prezantoj çdo hallke, ide dhe mbështetje, mbi furnizimin, teknologjinë, transmetimin, sistemet, pajisjet, shërbimet, konsulencen, projektet, ekonominë dhe financimin ne fushën e energjisë.

Ne ketë forum EuroElektra Sh.p.k si një nga kompanitë distributore lider te markave ndërkombëtare në sektorin elektrik është prezentë me një nga stendat me te mëdha dhe qendrore. Kompania jone e frymëzuar nga kërkesa e tregut për produkte dhe shërbim cilësor synon të ofroj më të mirën bazuar në faktorët e barasvlershëm: Produkt – Cilësi – Çmim!

Në forum do të trajtohet gjithashtu gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke dhëne mundësinë pjesëmarrëseve të ndajnë praktikat më të mira në fushën e energjisë, veçanërisht lidhur me eksperiencat në investimet e energjisë së rinovueshme. Forum qe merr një rëndësi të thelbësore ne mbështetje te zhvillimet aktuale dhe te pritshme te këtij sektori në Shqipëri.

Bashkëngjitur axhenda dhe ftesa e forumit.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Ftese ne Energy Expo & Forum 2017, organizuar me mbështetjen e EuroElektra Sh.p.k & Gazsjellësi TAP

Ftese ne Energy Expo & Forum 2017, organizuar me mbështetjen e EuroElektra Sh.p.k & Gazsjellësi TAP

* Me kryesore, Aktivitetet, Përfaqësim

Expocity Albania ju fton te merrni pjese ne Energy Expo & Forum 2017, organizuar me mbështetjen e EuroElektra Sh.p.k dhe Gazsjellësi TAP

Expocity Albania ju fton te merrni pjese ne “Energy Expo & Forum 2017”, ne datat 14-16 Nëntor, organizuar ne bashkëpunim me Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise dhe Bashkine e Tiranës. Event qe shikon mbështetjen e përgjithshme te EuroElektra Sh.p.k. dhe Gazesjellesi TAP – Shqipëri.

Ne ketë event për tre dite radhazi, do te ekspozohen dhe prezantohen çdo hallke, ide dhe mbështetje, mbi furnizimin, teknologjinë, transmetimin, sistemet, pajisjet, shërbimet, konsulencen, projektet, ekonominë dhe financimin ne fushën e energjisë.

Ne ketë forum EuroElektra Sh.p.k si një nga kompanitë distributore lider te markave ndërkombëtare në sektorin elektrik do te jete prezentë me një nga stendat me te mëdha dhe qendrore. Kompania jone e frymëzuar nga kërkesa e tregut për produkte dhe shërbim cilësor synon të ofroj më të mirën bazuar në faktorët e barasvlershëm: Produkt – Cilësi – Çmim.

Në forum do të trajtohet gjithashtu gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke dhëne mundësinë pjesëmarrëseve të ndajnë praktikat më të mira në fushën e energjisë, veçanërisht lidhur me eksperiencat në investimet e energjisë së rinovueshme. Forum qe merr një rëndësi të thelbësore duke mbështetur ne zhvillimet aktuale dhe te pritshme te këtij sektori në Shqipëri.

Most Read Publications

Most Visit Sections

EuroElektra ju fton te merrni pjese ne Energy Expo & Forum 2017, 14-16 Nëntor 2017, Tirane

EuroElektra ju fton te merrni pjese ne Energy Expo & Forum 2017, 14-16 Nëntor 2017, Tirane

* Me kryesore, Aktivitetet, Hulumtimet, Përfaqësim

EuroElektra ju fton te merrni pjese ne Energy Expo & Forum 2017, 14-16 Nëntor, Tirane

Jeni te mirëpritur te na vizitoni dhe merrni kontakte direkt me produktet dhe shërbimet me tona me inovative!!!

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Bashkinë Tiranë, ne Expocity Albania do të organizohet më datat 14-16 nëntor Forumi Ekonomik në Tiranë.

Ne ketë forum EuroElektra Sh.p.k si një nga kompanitë distributore lider te markave ndërkombëtare në sektorin elektrik do te jete prezente me një nga stendat me te mëdha dhe qendrore.

Forumi do të ketë në fokus të veçantë Energjinë e Rinovueshme dhe Eficencën e Energjisë, ku kompania jone e frymëzuar nga kërkesa e tregut për produkte dhe shërbim cilësor do të ofroj më të mirën bazuar në faktorët e barasvlershëm: Produkt – Cilësi – Çmim.

Në forum do të trajtohet gjithashtu gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke përfshirë: legjislacionin e ri, mundësitë e financimeve dhe investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme si dhe efiçencën e energjisë.

Pjesëmarrësit në këtë organizim do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat më të mira në fushën e energjisë, si edhe eksperiencat në investimet e energjisë së rinovueshme. Forum qe merr një rëndësi e vëmendje të madhe, duke mbajtur parasysh zhvillimet qe ka ky sektor aktualisht në Shqipëri.

Për me shume mund te gjeni një përmbledhje nga aktiviteti jone gjate vitit te kaluar.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Politika Energjetike si faktor fuqie dhe rritje ekonomike, Dr. Lorenc Gordani, 25 Tetor 2017

Politika Energjetike si faktor fuqie dhe rritje ekonomike, Dr. Lorenc Gordani, 25 Tetor 2017

* Me kryesore, Aktivitetet, Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim, Publikime

Politika Energjetike si faktor fuqie dhe rritje ekonomike, Dr. Lorenc Gordani, 25 Tetor 2017

Sistemi ynë energjetik është në prag të një revolucioni te pashmangshëm! Ndryshimet klimatike imponojnë kufizime gjithnjë e ne rritje ne lidhje me përdorimin e lëndëve djegëse. Por, nëse energjia e bazuar në lëndë fosile ka qenë një motor i fuqishëm i rritjes, tranzicioni aktuale është një mundësi e “arte” për një zhvillim te gjelbër, nëpërmjet modeleve te reja ekonomike bazuar ne burime me efiçiente, orientuar drejt konsumit proaktive, duke ulur emetimet e mbrojtur mjedisit natyror, etj.

Përballimi i sfidave të tilla nga autoritetet publike kërkon largpamësi dhe qasje të integruar: asetet e energjisë janë jetëgjatë, gjë që e bën të domosdoshme fillimin ne kohe te dekarbonizimin të sistemeve të energjisë! Mbajtja parasysh e parashikimeve te kufizimeve të ardhshëm të karbonit është më e lirë sesa rrezikimi i bllokimit apo i braktisjes se asteve prodhuese. Shqipëria, me potencialin e saj të lartë diellor dhe nevojën për impiante të reja energjetike, ka mundësi e hapjes menjëherë drejt teknologjive te reja e më produktive, ashtu siç është bere e mundur vitet e fundit p.sh. me telefoninë celulare.

Nga një ane nevoja aktuale për shtimin e gjenerimit te energjisë me burime te reja kërkohet të adresohet me shpejtësi! Aktualisht, duket se zgjidhja e vetme qe ofrohet ne praktike konsiston përmes shpërndarjes së burimeve energjetike, ku regjimi i netmetering duket si alternativa me e mire për të ndalë vazhdimin e mbështetjes se rritjes se importit te CO2 nga centralet e vjetër me qymyr te rajonit! Duke qene se kostoja e teknologjive të energjisë së rinovueshme zvogëlohet ne vazhdimësi, dekarbonizimi tërësisht i sistemeve të energjisë elektrike bëhet jo vetëm teknikisht por edhe ekonomikisht i realizueshëm. Për me tepër, ajo sjellë një sërë përfitimesh shtesë për rritjen dhe zhvillimin nëpërmjet inovacionit dhe përmirësimit të sigurisë së energjisë.

Nevoja e dekarbonizimit te sa me hershëm nuk duhet të errësohet nga fakti se ndryshimet strukturore janë politikisht të vështira apo te kufizohet nga kostot e rregullimit afatshkurtër. Është e vërtet se ka shume boshllëqe të rëndësishme në njohuri, që lidhen me kuptimin më të mirë të implikimeve ekonomike dhe identifikimin modele që përqasin më mirë politikat klimatike. Gjithsesi, investimet në PV jo vetëm do te zvogëlonin varësinë nga luhatjet atmosferike, por edhe do te de-lokalizonin prodhimin e energjisë nga veriu në pjesën tjetër të vendit. Për më tepër, në kontekstin shqiptar me humbje të mëdha të rrjetit, ato kanë një avantazh të pakrahasueshëm konkurrues nëse përdoren për vetëkonsum aty ku është nevoja e drejtpërdrejtë e përdorimit te tyre.

Gjithsesi ne mbyllje, shikohet e rëndësishme te sillet një nga studimet me të fundit mbi përballimin e kërkesës për energji në Evropë në dekadën e ardhshme, ENTSO-E konsideron “Gjenerimin, jo si faktor te vetëm për sigurinë evropiane të furnizimit me energji elektrike: ndërlidhja, fleksibiliteti dhe koordinimi i politikave janë po aq të rëndësishme”. Kështu vendet e BP6, u pajtuan së fundi në Samitin e Parisit më 4 korrik 2016 mbi Kartën e Qëndrueshmërisë, për të kapur potencialin e tyre të lartë për kursimin dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme nëpërmjet: përmirësimit të administrimit te efikasitetit energjetik; zbatimit te masave mbështetëse “smart” ne përmirësimin e qëndrueshmërisë të sistemeve të energjisë; përmisimin e klimës dhe transparencës se tregjeve të qëndrueshme të energjisë.

Për sa me sipër, duke qene se zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të energjisë është një temë që na bashkon të gjithëve, detyra jonë sot është të sigurojmë sa me shpejt një kuadër të mundshëm për ta bërë këtë të ndodhë në Shqipëri. Një kornizë qe sigurisht përveç investimeve te mëdha ne infrastrukture është e përberë ne mase te madhe edhe përmes “masave te buta” që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve për tu vene ne zbatim!

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lancohet interkonjeksioni i energjisë Shqipëri – Itali, Angelo Haruni/SCAN, 27 Korrik 2017

Lancohet interkonjeksioni i energjisë Shqipëri – Itali, Angelo Haruni/SCAN, 27 Korrik 2017

* Me kryesore, Informim

“Dritë jeshile” për Linjën nënujore të interkonjeksionit të energjisë elektrike Shqipëri-Itali – Këshilli i Shtetit lejon ndërtimin, Angelo Haruni/SCAN, 27 Korrik 2017

Për disa vite tashmë, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë pengohej nga komunat italiane të Polignano a Mare dhe Casamassima. Këto të fundit kundërshtonin projektin e ministrisë italiane të Zhvillimit Ekonomik dhe një shoqërie të grupit Enel.

Ky projekt parashikonte në veçanti shtrirjen në thellësi të detit Adriatik mes Shqipërisë dhe bregdetit të Puglias, një kabull elektrik për qarkullimin e rrymës elektrike, në mënyrë që të rritej fluksi i rrjeti kombëtar elektrik.

Këshilli i Shtetit italian, organi më i lartë që merret me zgjidhjen e çështjeve kushtetuese, i ka dhënë tashmë dritën jeshile realizimit të këtij investimi, nga ku përfitojnë të dy vendet.

Shkak për kundërshtimin e komunave puljeze ishte zgjedhja e caktimit të pikës së takimit të kabullit nënujor në një nga komunat, ndërsa në komunën tjetër ishte caktuar pozicionimi i stacionit të konvertimit dhe të lidhjes të tij me rrjetin elektrik kombëtar.

Këshilli i Shtetit vendosi se zgjedhjet teknike të projektit ishin të logjikshme, ndërsa kërkesat e komunave, ndonëse të drejta, nuk shfaqnin problematika të tilla sa për të përmbysur projektin origjinal.

Projekti nuk është i ri për Shqipërinë, përkundrazi, mundësia për ndërtimin e tij u diskutua në fillim të viteve ’80. Një linjë e tensionit të lartë (220 kV ose 400 kV) do të lidhte Durrësin me Barin dhe në të dy qytetet do të ndërtoheshin nënstacione të rrymës të vazhduar dhe të rrymës alternate. Për mungesën e fondeve ky projekt strategjik nuk u realizua.

Projekti mori përsëri vëmendje para disa vitesh dhe sipas përllogaritjeve të vitit 2015, investimi në këtë linjë interkonjeskioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milionë euro.

Projekti do të shërbejë për të rritur kapacitetet gjeneruese të Shqipërisë dhe ato të transmetimit për plotësimin e nevojave të brendshme.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

ERE hap konsultimin mbi rregulloren e transparencës, Dr Lorenc Gordani, 24 Korrik 2017

ERE hap konsultimin mbi rregulloren e transparencës, Dr Lorenc Gordani, 24 Korrik 2017

* Me kryesore, Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim, Publikime

ERE hap konsultimin mbi rregulloren e transparencës, Dr Lorenc Gordani, 24 Korrik 2017

Enti Rregullatorë i Energjisë (ERE) ka hapur se fundmi konsultimin mbi rregulloren e transparencës. Për sa me sipër ERE ka ftuar te gjithë aktoret e interesuar përfshire ACERC-ne te sjellin opinionet e tyre brenda afateve te konsultimit. Rregullore qe me pas do hyje në fuqi menjëherë pas miratimit nga ana e Bordit të ERE-s.

Rregullorja do te përcaktoj tërësinë e rregullave mbi procedurat dhe kërkesat lidhur me publikimin në kohë të të gjitha të dhënave mbi konsumin, transmetimin, prodhimin e tregun balancues si të dhëna kyçe të tregut, dhe njëkohësisht disponibilitetin e tyre për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të energjisë, si një parakusht për funksionimin e tregut të energjisë elektrike në mënyre transparente dhe jo diskriminuese.

Kjo Rregullore gjithashtu përcakton detyrimet e operatoreve publike si ai i sistemit të transmetimit, i sistemit të shpërndarjes dhe operatorit të sistemit të mbyllur të shpërndarjes, prodhuesve të energjisë elektrike dhe klientëve fundorë, në lidhje me publikimin e të dhënave të tregut dhe çështjeve të tjera të nevojshme në publikimin e tyre.

Mbi sa me siper Operatori i Sistemit të Transmetimit do të publikojë të dhënat e përcaktuara në nenet 5.10 dhe 5.12 të këtyre Rregullave, duke filluar nga data 31 dhjetori 2017 dhe të dhënat e përcaktuara në nenet 4.14, 4.16, 5.6, 5.8, 6.4, 6.5, 6.6, 6.10, 6.11 dhe 6.12 të këtyre Rregullave, duke filluar nga data 1 Janar 2018. Ndërsa Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të dorëzojë të dhënat e përcaktuara nga neni 3.1 i këtyre Rregullave, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke filluar nga data 1 Janar 2018.

Prodhuesi do të dorëzojë të dhënat e përcaktuara nga neni 5.9 i këtyre Rregullave, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke filluar nga data 1 Janar 2018. Të dhënat në lidhje me parashikimin dhe prodhimin aktual nga energjia diellore dhe ajo e erës nga nenet 5.4. dhe 5.1 të këtyre Rregullave, do të publikohet atëherë kur pjesa e energjisë elektrike të prodhuar nga këto burime të rinovueshme të tejkalojë 5% të totalit të prodhimit vjetor të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit do të informojë në kohë prodhuesit, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorët e Sistemeve të mbyllura të Shpërndarjes, në lidhje me plotësimin e kushtit të mësipërm.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Video e Panairit te Energjisë ne Tirana Expo Center, ESC Adriatic, 21 Korrik 2017

Video e Panairit te Energjisë ne Tirana Expo Center, ESC Adriatic, 21 Korrik 2017

* Me kryesore, Aktivitetet, Informim, Përfaqësim

Video e Plot e Panairit te Energjisë ne Tirana Expo Center, ESC Adriatic, 21 Korrik 2017

EuroElektra është kompani distributore e markave ndërkombëtare në sektorin elektrik e themeluar në qershor të vitit 2008, frymëzuar nga kërkesa e tregut për produkte dhe shërbime cilësor dhe e nxitur nga dëshira për të ofruar më të mirën, mbështetur në mënyre te barasvlershme ne tre faktorët: Produkt – Cilësi – Çmim.

Për me shume mund te gjeni videon e plot te Panairit te Energjisë ne Tirana Expo Center ne te cilën kompania jone prezantoi një pjese te produkteve dhe shërbimeve me inovative aktualisht ne treg. Stende e cila nder te tjera shikoi edhe interesin e ministrit te energjisë z. Damian Gjiknuri.

Jeni te mirëpritur te na vizitoni dhe merrni kontakte direkt me produktet dhe shërbimet me inovative!

Most Read Publications

Most Visit Sections

Optimizimi i kaskadës sjelle mijëra euro për arkën e KESH, Dr Lorenc Gordani, 10 Qershor 2017

Optimizimi i kaskadës sjelle mijëra euro për arkën e KESH, Dr Lorenc Gordani, 10 Qershor 2017

* Me kryesore, Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim, Publikime

Optimizimi i kaskadës sjelle mijëra euro përfitime për arkën e KESH, Dr Lorenc Gordani, 10 Qershor 2017

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vendosur të vijojë me optimizimin e energjisë në kaskadën e Drinit, për periudhën nga 10 deri më 30 qershor 2017.

Për këtë procedurë në garë u futën 13 kompani nga ku 5 janë s’kualifikuar nga procedura dhe pjesa tjetër kanë fituar te paktën një lot. Mes emrave që u s’kualifikuan është edhe Devoll Hydropower.

Ne rrjedhim te sa me sipër KESH do të shesë energji për të tretë në orarin e pikut dhe do të importojë të njëjtën sasi gjatë natës. Kështu do te shitet tek të tretët 18900 MWh në oraret ku çmimi është më e shtrenjtë, ndërkohë qe do të blihet po e njëjta sasi gjatë orëve që kanë konsumin më të ulët dhe me një çmim më të leverdishëm.

Për këtë energji do të paguhet 707.9 mijë euro me një çmim mesatar prej 37.4 euro dhe pritet të arkëtohen mbi 966 mijë euro me një çmim mesatar për megavat/orë prej 51.1 euro. Pikërisht këtë synon dhe optimizimi i energjisë duke menaxhuar në mënyrë sa më të mirë rezervën hidrike me efekte financiare pozitive.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Tregu i energjive te rinovueshme ne rritjen te vazhdueshme, Dr. Lorenc Gordani, 11 Qershor 2017

Tregu i energjive te rinovueshme ne rritjen te vazhdueshme, Dr. Lorenc Gordani, 11 Qershor 2017

* Me kryesore, Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim, Publikime

Tregu i energjive te rinovueshme vazhdon te udhëheq nder sektorë me rritje te larte, Dr Lorenc Gordani, 11 Qershor 2017

Përgjatë vitit 2016 vijoi trendi i rritjes së prodhimit nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike (veçanërisht lidhur me HEC-et me fuqi deri ne 15 MW) si rezultat i ndikimit faktorëve te tille si: prurje te larta hidrike dhe hyrja ne prodhim e centraleve te reja.

Gjate vitit 2016 kanë hyrë në operim gjithsej 16 centrale me fuqi totale të impianteve gjeneruese prej 123,4 MW. Prodhimi energjisë elektrike i realizuar nga këto shoqëri gjatë 2016 ishte rreth 124 GWh.

Si rrjedhim bizneset e HEC-eve private, bazuar në të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), dyfishuan xhiron vjetore duke arritur një qarkullim prej 15,2 miliardë lekësh ose 111 milionë euro, duke u zgjeruar me 94% në krahasim me vitin 2015.

Prodhimi nga HEC-et private kontribuoi vitin e kaluar në 28% të totalit të prodhimit vendas të energjisë nga 24% që ishte në vitin 2015. Për rrjedhojë, shumica e 100 operatorët që operojnë prej vitesh në prodhimin e energjisë panë rritje dyshifrore të xhirove, deri ne 15 dhe ne jo pak raste deri në 40%.

Më 22 shtator të vitit të kaluar, kompania norvegjeze Statkraft përuroi nisjen e prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentralin e Banjës në lumin Devoll, si dhe është në kulmin e punimeve për ndërtimin e HEC-it tjetër të Moglicës po mbi këtë lum.

Ndërkohe, shumë kompani që më parë ishin të fokusuara në ndërtim e HEC-e po diversifikohen në energjinë eolike dhe veçanërisht atë fotovoltaike. Tregu i energjisë së rinovueshme është i garantuar dhe kostot e prodhimit, pas përfundimit të investimit, janë të lira!

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections