Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë
Autori: Dr. Lorenc Gordani
Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana
Efiçienca energjetike është një fushë thuajse e pashfrytëzuar dhe shumë sfiduese! Kjo reflektohet edhe në situatën praktike, ku deri më sot eksperiencat lidhur me sektorin janë të pakta. Në fakt deri këtu janë dashur 20 vjet përpjekje për të arritur të realizohen investime në hidroenergjetikë për rreth 600 MW. Kohët e fundit po punohet me përgatitjen për nisjen në praktike të projekteve të para fotovoltaike (Pv). Siç së afërmi pritet të avancohet drejt hapjes së tregut elektrikë dhe krijimit të bursës së energjisë, pra dhe futjen e operatoreve privatë në furnizimin e energjisë, etj. Natyrisht shpejt do lancohen dhe mundësitë e përdorimit të gazit natyror, energjisë eolike, biomasës, etj.
Gjithsesi fusha e efiçencës, jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajon, dhe në disa raste edhe në disa vende të tjera më pak të zhvilluara të Evropës, është në fillimet e saj, por në çdo rast në një zgjerim të shpejt dhe të sigurt. Në fakt, ideja e auditimeve energjetike dhe certifikimi për ndërtesat rezidenciale dhe ato të shërbimit, si edhe për konsumatorët industrialë ishin të parashikuara që në Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë (PKVEE-në) I të vitit 2011. Lidhur me këtë ishte parashikuar edhe trajnimi i stafit të menaxherëve të energjisë për të monitoruar konsumin e energjisë në ndërtesat publike.
Megjithatë, përgatitja e shumë aspekte lidhur me standardet, procedurat, detyrimet, deri tek krijimi i një kurrikule të qartë dhe komisioni licencues për audituesit të energjisë janë hapa që edhe sot mbeten për t’u ndërmarrë. Kuadër i cili është kërkuar me ngulmë të plotësohet nga organizmat ndërkombëtare dhe ka parë marrjen për herë të parë të një mase kundër Shqipërisë, me kërkesën për përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë, gjatë vitit 2018 nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, në vijim të ministerialit vjetor të mbajtur në Prishtinë më 14 Dhjetor 2017.
Pra me gjithë vështirësitë dhe ngecjet e reformës në shumë sektorë kjo është një fushë që kërkohet me patjetër që të hapet. E gjitha bënë që tashmë është duke u ecur me plotësimet me aktet nënligjore duke parashikuar së afërmi aprovimin e rregullores mbi kushtet e dhënies së licencës profesionale. Rregullore që përcakton, që çdo individ apo shoqëri, vendase ose e huaj për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit të energjisë, ka të drejtë të paraqesë kërkesë pranë komisionit të posaçëm të dhënies së licencave profesionale mbi auditimin e energjisë apo shërbimeve energjetike për t’u pajisur me licencë profesionale, pasi të ketë plotësuar kushtet që përcaktohen në të.
Kushte që ndër të tjera, përveç aspekteve lidhur me formimin dhe eksperiencat profesionale, parashikojnë që kandidati të ketë kaluar me sukses provimin apo testimin për kategorinë ku kërkon të licensohet, të organizuar nga autoriteti përgjegjës publik apo institucion privat në emër të të cilit zhvillohet një program studimor dhe praktikë të njohur dhe akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Praktika e cila bënë që këto kurse të jenë detyrues, në mënyre të ngjashme me profesionet e tjera të lira në interes publik bazuar në kuadrin për licencat, autorizimet dhe lejet në republikën e Shqipërisë.
Në të vërtet, në momentin aktuale vëmendja është fokusuar në çeljen e negociatave, që nuk është ndryshimi i një apo disa aspekteve teorike apo thjeshte formale, por të kuadrit rregullues teknike gjithëpërfshirës që prek në qelizë të gjithë shoqërinë Shqiptare. Pikërisht për këtë, nëse nuk duam një ndryshimin të qasjes së konsoliduar deri më këtu, thelbësore është që të fillohet nga përgatitja e audituesve, duke hedhur bazat që mbështeten në formimin e kualifikuar, në përpjekje për ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Shënim: Mendimet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.
Most Read Publications
Most Visit Sections