Sektori i energjisë drejti menaxhimit te nivelit te larte
Autori: Dr. Lorenc Gordani
Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana
Ne momentin aktuale sistemi energjetike ka dale nga faza e rimëkëmbjes dhe nisur implementimin ne praktike te reformave ne te gjitha nivelet. Ne këtë kuadër eficienca energjetike është një instrument strategjike, duke u konsideruar “burimi me i mire i energjisë”.
Megjithëqë dakordsinë mbi sfidat e shumta qe sa me sipër paraqet, apo prioritet qe paraqesin shume sektorë te tjerë, qofte edhe një reflektim i përcipte bene te mendosh se situata ne te cilin jemi sot deri diku është një trashëgimi dhe produkte i një mendësie, qe e “kapur” nga nevojat e momentit te caktuar vazhdon te shikoj rrugëdalje ne ndërhyrjet me masa emergjente. Por sektori energjetike i ditëve te sotme nuk e lejon me diçka te tille!
Pikërisht për të ofruar një kuadër parimesh operative që mundësojnë planifikimin e politikave qeveritare, në mënyrë të koordinuar, koherente dhe të integruar, vendi ka miratuar një Sistem Planifikimi të Integruar (SPI). Një nga shtyllat kryesore te se cilit është Strategjia e dytë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI-II), e cila përshkruan objektivat kombëtare për periudhën 2015-2020. Kështu, strategjia identifikon rritjen e eficiences energjetike, si një objektiv kryesor të politikave qeveritare!
Në lidhje me efiçiencën e energjisë, ligji baze i referimit për efiçiencën e energjisë transponon shumë prej kërkesave të direktivës evropiane te vitit 2012. Një direktive shume sfiduese edhe për vet nga shume vendet e BE-se. Në mënyrë të ngjashme, ligji mbi Performancën Energjetike të Ndërtesave (PEN) transpozon Direktivën 2010/31/BE, i cili bashke me ligjin për informacionin e konsumit të energjisë, hapin një fushë me potencial të paprekur në Shqipëri.
Ne fakt, mundësitë e pamat te saj deri këtu janë bllokuar nga barrierat artificiale si hapja e tregut dhe heqja e subvencioneve. Pra masa “smart” qe do te sillnin jo vetëm rritjen e rendimentit ne përdorimin e energjisë por mbi te gjitha punësim dhe standarde te larta ekonomike. Së bashku, me objektivat e tjerët te zhvillimit te qëndrueshëm (energji te rinovueshem dhe reduktim te emetimeve), sa këtu do te krijojë kushtet e përfshirjes dhe ofrimin e mbështetjes financiare te domosdoshme nga institutet e kreditimit deri tek bankat e zhvillimit për projektet me te rëndësishme infrastrukturore.
Kështu, ne ketë moment, thelbësore është qe parimi “eficienca e para” te rroket edhe nga biznesi. Për te bere te mundur te cilën një role kryesore e kane dhe institucionet arsimore dhe për ketë duhen te mbështet ndërmarrja e çdo iniciative formimi. Vetëm kështu do te behet e mundur qe një seri konventash, strategjish, dhe ligjesh, te mos mbeten ne teori apo te kufizohen me përafrim legjislacionin, por te kalohet direkt ne hapat e vënies se tyre ne praktik.
Ne te vërtet, ne momentin aktuale vëmendja po kthehet ne hapjen e negociatave, qe nuk është ndryshimi i një apo disa aspekteve teorike apo thjeshte formale, por një kuadër rregullues teknike gjithëpërfshirës qe prek ne praktike te gjithë hallkat e shoqërisë. Pikërisht për këtë, nëse nuk duam një ndryshimin te qasjes se konsoliduar deri me këtu, thelbësore është qe te fillojmë nga hedhja e bazave ne brezin e ri ne përpjekjen për ndërtimin e një zhvillimi te qëndrueshme dhe afatgjate!
Ky artikull është një përmbledhë e sa shpalosur gjate ceremonisë inauguruese te Kursit pasuniversitar me kohe të plotë për “Auditim Energjie”. Programi formimi i vazhduar, ne profilet e auditimit energjetik mbi proceset energjetike, auditimin energjetik në ndërtesa, auditimin energjetik në transport, zhvilluar pranë Fakultetit te Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara, te Universitetit Metropolitan Tirana, gjate vitit akademik 2017-2018.
Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.
Most Read Publications
Most Visit Sections