Normat dhe standardet për impiantet fotovoltaike
Dr. Lorenc Gordani, 3 Prill 2018
Burimi i energjisë fotovoltaike, lidhur me karakteristikat specifike te vendit tone, konsiderohet si investimi me i mire për prodhimin e energjisë elektrike. Mundësitë e pamata te saj deri këtu janë bllokuar, përveç se nga mungesa e politikave te duhura mbështetëse, edhe nga barrierat artificiale si know- how apo informacioni i munguar. Për me tepër mbi standardet qe duhen adoptuar ftojmë te lexohet ne vijim sa konkretisht vjen pranë kompanisë EuroElektra.
Sektori fotovoltaik po hyn në një fazë intensive te ndërtimit te parqeve te para me kapacitet deri ne 2 MW, për një kapacitet total 20MW. Ndërsa ne përputhje me memorandumet I dhe II te BERZH-it, po përgatitet kuadri për zhvillimin e projekteve te mëdha diellore, i cili pritet ti japë sektorit një hov te shtuar me projekte prej disa qindra milionash euro.
Tashme me teknologjitë qe disponojmë dhe kostot ne rënie, energjia fotovoltaike (FV) është zgjedhje e zgjuar për prodhimin e energjisë elektrike falas nga natyra. Gjithsesi qe investimi në këtë sektor të përkthehet ne benefit afatgjate për konsumatorin, është thelbësore të tregohet kujdesi i shtuar qe ne fazat e para te vënies në praktike. Si ne çdo treg te ri, ne fillim paraqiten shume kompani te cilat dalëngadalë ja lejnë vendit atyre me te konsoliduara nga ana financiare dhe organizative.
Një ndër kompanitë shqiptare e cila synon të ofrojë cilësisht në tregun vendas projekte të qëndrueshme fotovoltaike është EuroElektra, e cila bashkëpunon me kompanitë më të mirënjohura botërore në sektorin e energjisë së rinovueshme. Mbështetur ne përvojën disa vjeçare dhe duke ndjekur zhvillimet e tregut, EuroElektra po ofron prej disa vitesh zgjidhjet me rentabël fotovoltaike prezentë ne tregun evropiane dhe amerikane.
Tashme kompania ka realizuar projekte impiantesh fotovoltaike ne shumicën e rretheve te vendit të cilat i monitoron në mënyrë të vazhduar duke ofruar edhe asistencën teknike. Ne ketë proces, EuroElektra i kushton vëmendje të veçantë përzgjedhjes së brande-ve më me përvojë në këtë sektor si: LG Solar, SunPower, Fronius, SMA, Schneider të cilat njihen për garancinë afatgjatë të produktit (25-30 vjet).
Pavarësisht mungesës së kontrollit të standardeve kombëtare, të gjithë komponentët e impianteve fotovoltaike janë në përputhje me rregulloret dhe normativat (CEE, UNI, EN, ISO, INAIL, CEI) duke respektuar: “Rregullat për sigurinë e impianteve elektrike”; “Dispozitat lidhur me prodhimin e materialeve, pajisjeve, makinerive, instalimit elektrike dhe elektronike” si dhe “Rregullat për parandalimin e aksidenteve në punët e ndërtimit”.
Më specifikisht, në praktikën e saj të punës, kompania zbaton qe ne fazën paraprake te konceptimit, normat dhe standardet me te larta, qe ne mënyre strikte i përmbahen:
– Normave, standarteve dhe kërkesave ligjore te vendeve te BE-se;
– Normave dhe standarteve për mbrojtjen ndaj shkarkimeve atmosferike;
– Standarteve dhe certifikimeve te paneleve diellore;
– Standarteve dhe certifikimeve te inverterave te rrymës;
– Normave dhe standarteve për pajisjet elektrike dhe te ndërtimi, etj.
Zbatimi i normativave të mësipërme gjatë projekteve zhvillohet dhe monitorohet nga një ekip i gjerë ekspertësh të përbërë nga teknike dhe inxhinierë me përvoje, por edhe ekonomistë dhe këshilltarë ligjorë të niveleve të larta për çështjet energjetike.
Struktura jonë qendrore është e vendosur në Prush – Tiranë. Për te njohur me shume jeni te mirëpritur te na vizitoni dhe merrni kontakte direkt me produktet dhe shërbimet tona. Si dhe për çdo pyetje apo kërkesë, mos hezitoni të vizitoni faqen zyrtare të internetit dhe te na kontaktoni në adresën tone te e-mailit.
Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.
Most Read Publications
Most Visit Sections