Prodhimi i energjisë drejt burimeve diellore

1. për të 2. april 1 2018 3. e rinovueshme në 4. e energjisë 5. e rinovueshme

Dr. Lorenc Gordani, 01 Prill 2018

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është i bazuar ekskluzivisht në burimet hidrike. Me 100% të kapacitetit total të prodhimit të energjisë, vendi përben një rast gati unik. Në vitin 2014, pjesa e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë (GFEC) arriti në 33.1%. Megjithatë, pa një ndryshim te paradigmës, vendi do të ndeshet në vështirësi për të përmbushur objektivin prej 38% deri ne 2020.

Pavarësisht se nga viti 2007, në total janë nënshkruar 187 kontrata koncesionare për ndërtimin e 536 njësi HEC-sh (apo rreth 150 me autorizim), faktet kanë treguar se pengesat te shumta teknike dhe financiare kane bllokuar ose zvarritur shumicën e këtyre investimeve. Për sa i takon burimeve te tjera të rinovueshme, deri në fund të vitit 2015 në Shqipëri, ka pasur vetëm 1 MW në pik impiant diellor Pv (fotovoltaike) të lidhur në rrjet dhe asnjë impiant eolik.

Ligji i shfuqizuar tashmë i majit 2013 “Për Energjinë e Rinovueshme” ofroi një nxitje të kufizuar për të zhvilluar burimet johidrike. Një pengese e rishikuar nga ligji i ri 7/2017, i cili hapi rrugën edhe burimeve të tjera nga energjitë e rinovueshme në kuadër të synimit për të arritur ne mënyrën me eficiente objektivin kombëtar të BER-ve me 38% në 2020.

Aktualisht, në përputhje me Planin Kombëtar të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë, për këto dy teknologji, është vendosur një skeme e re mbështetëse (FiT). Ne ketë kuadër, qeveria do te garantoj blerjen e energjisë me 100 Euro/MWh. Në ligjin e ri, gjithashtu është menduar edhe për të promovuar zhvillimin e një sistemi të matjes neto për vet-prodhim deri në 500 kW.

Ndërsa instalimet e reja nen 2 MW përjashtohen nga procesi konkurrues, për centralet me te mëdha parashikohet vendosja e tarifave FiP (Feed-in-Premium) me anë të një procesi jo diskriminues tenderimi (ankand) nëpërmjet Kontratave për Diferencë (CfD).

Si rrjedhim i se cilës tashme sektori i energjisë po hynë ne një fazë intensive te ndërtimit te parqeve te para me energjie diellore me kapacitet deri ne 2 MW. Ndërsa ne përputhje me memorandumin e BERZH-it po përgatitet kuadri për zhvillimin e projekteve diellore ne mase. Kështu, shume shpejt pritet qe sektori te marre një hov te shtuar dhe shume kompani ndërkombëtare te avancojnë duke shprehur interes për projekte me kapacitet disa qindra miliona euro!

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

1. për të 2. april 1 2018 3. e rinovueshme në 4. e energjisë 5. e rinovueshme

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.