Edicioni i 17 i panairit të EXPOKOS në Prishtinë
Edicioni i 17 i panairit të EXPOKOS në Prishtinë ju fton të bëheni dhe ju pjesë e kësaj ngjarje si ekspozues nga datat 08-10 MAJ 2018.
PSE TË EKSPOZOHET NË PANAIRIN EXPOKOS?
Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS, është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, që i dedikohet ndërtimit, energjetikës, mobilierisë dhe teknologjisë, i cili mbahet në Kosovë.
I njohur si “Porta e Ballkanit”, takimet B2B në edicionet e kaluara ne panairin EXPOKOS u vlerësuan si më efektive dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e panairit edhe ne këtë edicion.
Me mbi 16.000 vizitor Panairi EXPOKOS është shndërruar një udhëkryq i domosdoshëm për Ballkanin.
Bizneset e vendosura në Ballkan dhe ata që synojnë tregun e Ballkanit tani po takohen në EXPOKOS.
Me një numër të madh të pavijoneve ndërkombëtare dhe ngjarjesh, i frekuentuar nga vizitorë profesional dhe sipërmarrës, EXPOKOS është destinacioni juaj ideal për tu bashkuar me klientë potencial nga të gjitha fushave të ndërtimit, energjisë, mobilierisë dhe teknologjisë nga vendi dhe rajoni.
Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS është panairi i vetëm i kësaj fushe në Kosovë i certifikuar nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve – UFI me seli në Francë
Për të parë më shumë rreth panairit EXPOKOS dhe atmosferës së edicionit të kaluar, ju lutem kilikoni në linqet e mëposhtëm.
Video Dokumentari EXPOKOS 2017
PROGRAMI EKSPOZUES
EXPOKOS 2017
NDËRTIMTARI
Materiale të ndërtimit, sisteme dhe pajisje të ndërtimit, ndërtimet e parafabrikuara, industritë ndihmëse kimike, izolim, ngrohje dhe teknologji sanitare, instalimin elektrik, qeramikë, dyer dhe dritare, përpunimin e metaleve dhe dekorime, ndërtimit të rrugëve, riciklimit, etj.
ENERGJI
Industria e energjisë elektrike, Pompat e Benzinës, Ministria e energjisë, burimet alternative të energjisë siç janë: era, uji, solari, gazi, thëngjilli, etj.
PAJISJE TEKNIKE
Pavionet i sigurimit të cilësisë, instrumentet matëse, makineria matëse, aparatet analitike, automatike dhe makineria robotike, industriale dhe metalurgjike, shkritoret, metalet dhe pajisjet jo-metalike, kimi dhe industri të plastikës, prodhim, telekomunikacion, pajisje të transportit, përpunimin e ushqimit, paketim, etiketim, kontroll të cilësisë dhe monitorim, ftohje dhe ngrohje, ruajtje dhe transport, sera, pyje, ujitje dhe kullim, mjetet e punës, etj.
MOBILERI
Mobilje shtëpiake dhe të zyrave, makineri për përpunimin dhe prodhimin e mobiljeve, kuzhina, teknikë shtëpiake, mobilje banjoje, parket, sisteme banimi nga druri, kamp-shtëpiza nga druri, dekorime të drurit etj.
PATUNDSHMËRI
Arkitektët, bankat, pronarët e shtëpive, kompanitë e pronave komerciale, inspektorët shtëpiak, specialist për riparimin e kredive, inxhinierë, kompanitë mjedisore, investitorët e investimeve dhe planifikuesit financiar, dizajnerët e brendshëm, kompanitë e sigurimit të jetës, etj.
Për çdo pyetje që mund të keni sa i përket pjesëmarrjes si ekspozues apo vizitorë, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Me kënaqësi presim t’ju takojmë në edicionin e radhës
Me respekt,
Anita Plakolli
Manager
CEO – Congress and Event Organization
Tel: +381 38 516 013| Fax: +381 38 516 012 | Mob: +77 44 629 916
Adresa: Rr: Emrush Miftari, nr. 12, Velani
1000 Prishtinë, Kosovë
Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e tij, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.
Most Read Publications
Most Visit Sections