EuroElektra ju fton ne stendën e saj ne “Work & Study”

euroelektra ju fton ne work study në fushën elektrike tregut të punës më të mira

Përgatiti: Lorenc Gordani

Hap sot dyert edicioni i 9-të i Panairit “Work & Study” qe do te mbahet për tre dite radhazi, midis datave  28-29-30 mars 2018, në ambientet e Pallatit të  Kongreseve në Tiranë.  Panair i cili është një eveniment ku shpalosen mundësitë më të mira për studim dhe kërkesat aktuale të tregut të punës.

Në këtë Panair, kompania EuroElektra sh.p.k., do te mirëpres pranë stendës se saj këdo te interesuar për punësim ose praktika. EuroElektra është një kompani elektrike lider ne ofrimin e zgjidhjeve dhe markat më të rëndësishme në fushën elektrike, duke zbatuar praktikat e bizneset më të mira evropiane në Shqipëri.

Kompani, e vendosur me selinë e saj qendrore në Prush – Tiranë, sot mbulon të gjithë zinxhirin nga konceptimi, studimet e fizibilitetit, procedurat administrative, due diligence, projektimi, zbatimi, testimi, mirëmbajtja, gjatë tërë jetës së projekteve dhe zgjidhjeve te qëndrueshme në fushën elektrike, pajisjet inteligjente të ndërtimit, pajisjet e efikasitetit të energjisë, sistemet e ndriçimit me cilësi të lartë, energji e rinovueshme produktet ekologjikisht miqësore, paketat e shërbimit inteligjent, etj.

Në këtë edicion, “Work & Study” synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit, duke dëshmuar rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim, gjatë ditëve të panairit do të jenë të pranishëm lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe do të orientojnë të rinjtë drejt tregut të punës.

Panairi do te qëndroj i hapur çdo ditë nga ora 09.00 në 20.00 dhe për me shume mund te gjendet ne agjendën bashkëngjitur. Për çdo pyetje apo kërkesë, mos hezitoni të na vizitoni ne stendën tone apo selinë qendrore dhe te mbaheni te azhurnuar nëpërmjet faqes zyrtare të internetit www.euroelektra.al dhe kontaktit info@euroelektra.al

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e tij, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.