Kontrata mes KESH dhe OSHEE,  katër drafte në konsultim, rishikim në funksion të tregut

katër drafte në konsultim rishikim operatorit të sistemit të shpërndarjes konsultim rishikim në funksion të në konsultim rishikim në funksion drafte në konsultim rishikim në

15/03/2018

Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim katër modele kontratash që rregullojnë marrëdhënien që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë me njëri-tjetrin. Burime pranë kompanive thanë se këto korrigjime nuk sjellin ndryshime thelbësore në këtë marrëdhënie por janë në përshtatje të dinamikës  që ka pësuar tregu i energjisë nën efektin e modelit të ri.

Për furnizimin që KESH do t’i sigurojë pranë OSHEE-së formula do të mbetet e njëjtë si edhe më parë ku fillimisht detyrues për prodhuesin kryesor në vend është sasia e energjisë që përcakton kontrata që për vitin 2018 është 3.95 milionë MWh. Kjo përllogaritje bëhet sipas parashikimeve mujore të OSHEE. Pas plotësimit të kërkesës që përcakton kontrata, KESH do të duhet të garantojë edhe pjesën që duhet për furnizimin e konsumatorëve fundorë. Pra që ka të bëjë me disbalancën nga parashikimi. Për një arsye apo një tjetër konsumi real mund të rezultojë më i lartë dhe për këtë KESH nëse ka tepricë prodhimi do të duhet që ta kalojë tek OSHEE.

Së treti KESH nuk mund të shesë në treg të lirë nëse nuk plotëson edhe pjesën që lidhet me plotësimin e sasisë që duhet për humbjet në rrjet. Vetëm pasi të jenë plotësuar këto tre aspekte KESH mund të shesë tepricat në treg të lirë.

“Sasia e tepërt e energjisë elektrike, e krijuar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, pas përmbushjes së kërkesës së klientëve që përfitojnë nga furnizimi universal, në përputhje me parashikimet e kontratës së rregulluar ndërmjet palëve, sipas pikës 2, të këtij neni, i shitet Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për mbulimin e humbjeve, sipas çmimit mesatar të Bursës Hungareze, HUPX, për periudhën në të cilën është kryer lëvrimi i energjisë, për produktin/profilin në bandë, siç publikohet në website-in e kësaj burse dhe përcaktohet, në mënyrë të detajuar, në kontratë. Në këtë rast, sasia e shitur Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nuk duhet të tejkalojë sasinë e energjisë që është e nevojshme për mbulimin e humbjeve në rrjet. Kontrata ndërmjet Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe prodhuesit të energjisë elektrike miratohet nga ERE” nënvizojnë dy kontratat që sanksionojnë pjesën e blerjes për të mbuluar humbjet.

KESH gjithashtu kërkon që të njoftohet brenda datës 20 të muajit pasardhës për sasinë faktike të energjisë që ka shitur tek shpërndarja për mbulimin e humbjeve ndërkohe që OSHEE ka propozuar që kjo pjesë rakordimi të mbyllet brenda datës 10 të muajit kalendarik pas livrimit.

Lidhur me kontratën tjetër për konsumatorët fundorë dhe marrëdhënien mes operatorëve për janar-dhjetor 2018 sërish ka dy propozime një nga KESH dhe një nga OSHEE që ndryshojnë në detaje të vogla të lidhura me datat e rakordimeve dhe pagesave. Marrëdhënia kontraktuale mes palëve mbetet e njëjtë.

Source Revista Monitor: Kontrata mes KESH dhe OSHEE,  katër drafte në konsultim, rishikim në funksion të tregut

Shënim: Pronësia dhe opinionet e shprehura në këtë artikull i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.