Tirana në rrugën e gjate te e-mobility

1. rrugën e gjate te e-mobility 2. në rrugën e gjate te 3. tirana në rrugën e gjate 4. e gjate te e-mobility 5. rrugën e gjate te

Përgatiti: Dr. Lorenc Gordani

Me 9 Mars 2018

Rritja e madhësisë së flotës së makinave gjatë viteve të fundit tregon rritjen e përqindjes së përdorimit të makinave në kryeqytet. Tashmë, më shumë njerëz kanë akses në makina, edhe pse flota e makinave është më e vjetër dhe kursen më pak energji sesa mesatarja në BE.

Vjetërsia mesatare e flotës së makinave (në total dhe sipas llojit) është shumë e lartë, mesatarisht 13 vjet, thotë raporti Planifikimit Energjetikë prezantuar gjate dëgjesës se fundit publike për diskutimin të Bashkisë se Tiranës zhvilluar ditën e premte, dt. 9 Mars 2018, në ambientet e Hotel Tirana International.

Qytetarët janë të vetëdijshëm se vjetërsia e lartë e makinave është një çështje urgjente qe përkthehet direkt me më shumë ndotje dhe cilësi të dobët të ajrit në Tiranë. Kjo ndikon në cilësinë e ajrit në qytet, pasi makinat mbi 10 vjeçare shkarkojnë përafërsisht 36% më shumë CO2 se sa makinat e reja.

Për më tepër, përqindja e makinave me naftë në totalin e flotës së automjeteve është gjithashtu e lartë rreth 63%, krahasuar me mesataren e vendeve të BE-së që është 41%. Për ketë bashkia planifikon të pilotojë disa nisma përpara se ta vendosë atë në zbatim në të gjithë qytetin.

Kështu pritet te vendosen kufizimet e para për automjetet me ndotje të lartë ndërkohë që se shpejti do të stimulohen automjetet me efikasitet energjie përmes instrumenteve fiskale. Siç po u kërkohet vazhdimisht shoqërive të konvertojnë autobusët ne elektrikë ose me nivel të ulët ndotje. Kjo mund të zgjerohet deri te ofruesit e taksive.

Ndërkohë qe kompanitë private si Auto You kane filluar te ofrojnë makinat e para elektrikë jo vetëm lidhur me sistemin e taksisive por edhe për përdorim të gjere nga individë. Automjete te ofruara me çmime konkurruese në treg, te afta gjithashtu për te përballuar distancat me te largëta duke çliruar 0 dioksid karboni, dhe kursyer rreth 10 here lidhur me koston e karburantit.

Për me shume një shqetësim i rëndësishëm është sigurimi i infrastrukturës dhe aksesi i saj. Edhe ne ketë drejtim kompani te përfshira ne ofrimin e automjeteve elektrike në kryeqytet, si ekipi i projektit Tirana Last Mile dhe kompania EAL-Electrify Albania po punojnë për të ofruar infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike në të gjithë korridorin e jugut. Pika e karikimit te radhës është përuruar se fundmi në Fier, pranë Gold Center (ish QTU), rruga Aulona.

1. rrugën e gjate te e-mobility 2. në rrugën e gjate te 3. tirana në rrugën e gjate 4. e gjate te e-mobility 5. rrugën e gjate te

Shënim: Pronësia dhe opinionet e shprehura në këtë artikull i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.