Fieri elektrifikohet!

të automjeteve elektrike në të kullës së karikimit automjeteve elektrike në të automjeteve elektrike kullës së karikimit

Me 8 Mars 2018

Përgatiti: Auto You

Ndërkohë që qytetet dhe metropolet botërore po marrin masa kundër ndotjes së ajrit duke investuar në ekonomitë e gjelbra dhe veçanërisht elektromobilitetin, më 28 shkurt 2017 ka nisur elektrifikimi i Fierit me instalimin në qytet të kullës së karikimit të shpejtë (20-30 min. per nje karikim te plotë) për makinat elektrike.

Kjo i hap rrugën zbatimit të elektromobilitetit jo vetëm në Fier, por edhe ne qytete deri në 60-80 km në largësi të kullës së karikimit, duke llogaritur edhe kthimin sërish në Fier për t’u karikuar me një automjet me autonomi 150-180 km.

Pas qarkullimit të automjeteve elektrike në kryeqytet, ekipi i projektit Tirana Last Mile dhe kompania EAL-Electrify Albania po punojnë për të ofruar infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike në të gjithë korridorin e jugut. Pika e karikimit në Fier ndodhet tek karburant Elda, pranë Gold Center (ish QTU), rruga Aulona.

Ky është lajm i mirë jo vetëm për taksistët e parë elektrikë në Shqipëri që mund të ofrojnë çmime më konkurruese në treg për distanca më të largëta duke çliruar 0 dioksid karboni, por edhe për individë që deri më sot stepen nga blerja e një automjeti ekologjik dhe ekonomik për shkak të autonomisë së makinës.

Përgjatë vitit 2018, Electrify Albania planifikon të shtrijë infrastrukturën në qytete të tjera në jug të vendit.

Kjo do të jetë me siguri një verë më e gjelbër!

Source: Fieri elektrifikohet!

Per kontakt:

Florian Voko, menaxher i projektit Tirana Last Mile

Email: info@electrify.al 

Cel: 0672033591

Shënim: Pronësia dhe opinionet e shprehura në këtë artikull i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.