Bumi i energjisë diellore, nga po vijnë panelet? – Në 2017 importet kapën vlerën 110 milionë euro

02/03/2018

Sektori i energjisë së rinovueshme ka marrë një vëmendje të veçantë në Shqipëri, duke nxitur interesin e investitorëve dhe sipërmarrësve vendas e të huaj. Gjatë vitit 2017, miratimi i skemës së subvencioneve për prodhimin e energjisë nga dielli dhe era, bëri që të “shpërthejnë” aplikimet për centrale fotovoltaike.

Ndërkohë që projektet e para në këtë fushë po nisin të konkretizohen dhe gjithmonë e më tepër shtëpi e biznesi po zgjedhin të instalojnë panele diellore, mes sipërmarrësve ka nisur “lufta” për furnizimin e këtij hovi energjetik.

SCAN ka zbuluar, duke analizuar të dhënat zyrtare të Bashkimit Europian, partnerit kryesor tregtar për vendin, se vitin e kaluar pati një bum të importeve  për pajisje gjysmëpërcjelljëse fotosensitive, përfshirë edhe qelizat fotovoltaike.

Vlera totale e importeve për këtë grup mallrash arrin në 110.6 milionë euro, nga ku 63,8 milionë euro janë importuar vetëm gjatë periudhës Qershor-Shtator 2017.

Ndonëse në dukje kjo është një shifër shumë e lartë, ajo është në përputhje me kërkesat aktuale të tregut. Kujtojmë që vetëm për 10 aplikimet e publikuara nga MIE gjatë muajit tetor, vlera e investimeve arrinte në 23.2 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojë pikërisht për blerjen e paneleve fotovoltaike.

Sa i takon vendeve të origjinës të këtyre mallrave, dominojnë Italia me 37.6 milionë euro dhe Gjermania me 27.7 milionë euro.

diellore nga po vijnë panelet energjisë diellore nga po vijnë nga po vijnë panelet diellore nga po vijnë energjisë diellore nga po

Burimi: Eurostat

Ndërkohë, të dhënat e institutit të statistikave të Gjermanisë flasin për dyfishim të eksporteve nga viti në vit drejt Shqipërisë për makineri për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Makineri të tilla përfshijnë edhe turbinat e hidrocentraleve, për të cilat interesi në vend nuk ka shfaqur aspak rënie.

Harta e mëposhtme tregon pozicionin e projekteve në fushën e energjisë, për të cilat kanë mbërritur aplikime pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Angelo Haruni/SCAN

Source: Bumi i energjisë diellore, nga po vijnë panelet? – Në 2017 importet kapën vlerën 110 milionë euro

Shënim: Autorësia dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të tjera, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.