Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa, Risi e projektit “Së bashku një sy për mjedisin”

Botuar nga Qendra EDEN me 01 March 2018.

Rrjeti i Vigjilencës mjedisore ka marrë guximin për të trajtuar dhe për të sjellë më afër publikut temën e Efiçencës së Energjisë. Në mënyrë jo rastësore fokusi ka qenë pikërisht kjo temë, duke pasur në vëmendje rëndësinë që ka sektori i energjisë në vendin tonë për disa arsye; Që me protestat për ndërtimin e hidrocentraleve, promovimin e burimeve të tjera të rinovueshme, me angazhimin e qeverisë me miratimin e ligjeve në lidhje me eficencën e energjisë apo me performancën e banesave dhe mbi të gjitha me lidhjen që ka ky sektor me përditshmërinë tonë.

Shqipëria një vend me klimë mesdhetare karakterizohet dhe nga një dimër i cili shpeshherë është i vështirë për tu përballuar nga qytetarët, si dimri i vitit 2017, apo dhe me ditë shumë të nxehta të cilat përsëri vështirësojnë zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore. Organizatat e rrjetit të vigjilencës mjedisore për herë të parë në Shqipëri sollën në mënyrë të prekshme konceptin e Varfërisë Energjetike, duke e trajtuar atë si një përqasje për të vlerësuar perfomancën e energjisë në ndërtesa. Bazuar në një punë 8 mujore, me zhvillimin e një pyetësori të dedikuar në terren, rrjeti grumbulloi në pesë qytete të shqipërisë (Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan) të dhëna për familjet dhe për institucionet publike dhe private në lidhje me tipologjinë e banesave, përdorimin e energjisë elektrike, koston e energjisë elektrike, vlerësimin e aspektit social të jetësës në banesa etj. Varfëria energjetikë është një fenomën kompleks që gërshetohet me aspektin social, politik, e energjetik dhe lidh në mënyrë të drejtëpërdrejtë qytetarin me mjedisin.

Të dhënat e grumbulluara paraqiten nëpërmjet raportit “Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike”. Raporti fakton dhe konkretizon një situatë problematike e jetësore për qytetarët dhe jep të dhëna të cilat janë ndërgjegjësuese për publikun e gjerë. Përmes raportit jepet alarmi për politikëbërësit në sektorin social dhe atë energjetik dhe sigurisht që nxitet e ofrohet mundësia për bashkëpunim me organet vendimarrëse.

Raporti i prezantuar është vlerësuar nga ekspertët në takimet e zhvilluara nga Qendra EDEN si një hap i parë dhe i rëndësishëm, i cili në gjerësinë që ka sektori i energjisë, performanca e energjisë në banesa dhe efiçenca e energjisë, duhet të merret parasysh dhe të pasurohet më tej me studime e matje të tjera nga eskpertë të fushës në bashkëopunim me shoqërinë civile.

“Është një nismë shumë e mirë, është një nismë e kohës dhe për tu vlerësuar nga të gjithë! Duhet të forcohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për eficencën e energjisë, të nxiten sjelljet e qytetarëve që çojnë në uljen e konsumit të energjisë”- ishte një nga disa prej përshtypjeve të marra nga takimet me aktorët e interesit.

Urojmë që ky studim të jetë vetëm fillimi i punës në fushën e efiçencës së energjisë, në nxitjen e investimeve nga pushteti vendor dhe hartimin e politikave mbështetëse dhe favorizuese për familjet e vendit tonë.

Falenderojmë çdo aktorë të përfshirë, çdo person apo familje që na ka besuar të dhënat e tij!

Projekti “Së bashku një sy për mjedisin”, nga rrjeti i Vigjilencës mjedisore, drejtuar nga Qendra Mjedisore EDEN, mundësohet financiarisht nga Ambasada Suedeze në Tiranë, nëpërmjet programit SENiOR II zbatuar nga REC Shqipëri

Raportin e plotë mund ta lexoni nëpërmjet këtij linku http://www.senior-a.al/index.php/publikime/251-vleresimi-i-performances-se-energjise-ne-ndertesa-permes-konceptit-te-varferise-energjetike-2018  dhe për raportet e zhvilluara në qytetin e Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Beratit mund të kontaktoni secilën prej organizatave të rrjetit të vigjilencës mjedisore.

Source: Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa, Risi e projektit “Së bashku një sy për mjedisin”

Shënim: Autorësia dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të tjera, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.