Hapja e negociatave kalon nga tregjet, raporti “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit”

22/02/2018

Kur Shqipëria pret edhe pse me nota të vogla optimizmi, që Bashkimi Europian të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave, një nga insitucionet kyçe me peshë në këtë vendimmarrje ka bërë një përmbledhje të ecurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për një raport të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë që titullohet “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit, integrimi në tregun pan europian të energjisë”. Ky dokument bën një vlerësim të ecurisë së deritanishme që nga nisja e angazhimit mes 6 vendeve të Ballkanit dhe thekson se prej të paktën një dekadë ky komunitet po  luan rolin e lehtësuesit dhe përshpejtuesit të reformave të kërkuara nga BE në sektorin energjetik.

“Ka dallime të mëdha mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i përket progresit të reformës së energjisë nën ombrellën e Komunitetit të Energjisë, që deri diku është e lidhur me pranimin e tyre në BE. Mali i Zi është i pari sa i përket përmbushjes së detyrimeve në aspektin e pajtueshmërisë sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Serbia po performon mirë në letër por është keq në zbatimin konkret. Të dy këto vende kanë nisur negociatat. Ato ndiqen nga Shqipëria dhe Maqedonia të cilat të dyja kanë marrë statusin kandidat dhe aktualisht ndodhen në udhëkryqin mes përshpejtimit dhe ngecjes në reformat e sektorit energjetik” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se transpozimi i paketës së tretë është bërë në një nivel të mjaftueshëm nga katër vendet ballkanike si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Shqipëria është gjithashtu i vetmi vend që ka mbyllur me sukses pjesën e ndarjes së sistemit të transmetimit në energjetikë dhe gaz dhe kjo ka të bëjë me pronësinë. Tanimë si OST edhe Albgaz varen nga Ministria për Financat dhe Ekonominë. Por problem mbetet për vendin tonë ndarja e operatorit të shpërndarjes.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka marrë në vlerësim gjithashtu angazhimin që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të vepruar sëbashku në një strategji lidhur me ndryshimet klimatike. “Sa I përket veprimeve për klimën Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zip o avancojnë në draftimin ligjor të ndryshimeve klimatike. Aktivitetet e parashikuara mbi monitorimin dhe raportimin tashmë duhet të kthehen në aktivitete konkrete.  Lidhur me këtë Sekretariati ishte I lumtur që mori angazhimin e Kryeministrit të Shqipërisë për një plan të përbashkët mes vendeve një praktikë që po ndiqet edhe nga shumë vende europiane” thuhet në raport.

Sfida reale për rajonin sipas raportit mbetet zgjidhja e konflikteve që mban në ngërç vënien në punë të investimeve të reja. Në këtë aspekt raporti sjell në vëmendje çështjen e linjës 400 kv Shqipëri-Kosovë e cila prej dy vitesh po qëndron jashtë funksioni për shkak të konfliktit me Serbinë. Në këtë kontekst as ndërhyrja e Sekretariatit apo Gjermanisë nuk po jep efekte. Po kështu kapacitetet e administrimit publik sa i përket eficencës së energjisë apo ndryshimet klimatike shfaqen të ulëta në të gjitha vendet.

The post Hapja e negociatave kalon nga tregjet, raporti “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit” appeared first on Revista Monitor.

Source: Hapja e negociatave kalon nga tregjet, raporti “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit”

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.