Gjiknuri: Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-et duhen ndërtuar
21/02/2018
Përkundër debatit të krijuar me HEC-t, qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i tyre.
Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shfrytëzoi tryezën e Konsujve të Nderit për të ftuar investitorët të investojnë në hidro-energji.
Gjiknuri: Normal që çdo investim në hidro krijon dhe problemet e saj. Teorikisht Shqipëria mund të ketë vend për 2-3 mijë mega të tjera për të ndërtuar HEC-e por jo çdo burim ujor mund të kthehet në energji.Por nuk duhen stigmatizuar. Shteti do të bëjë të tijën për të siguruar një mjedis të pranueshëm, gradualisht do të shkojmë në një treg të liberalizuar.Duhet të fillojmë të adoptohemi dhe këta investitorë privatë duhet të adaptohen.Ne po punojmë në këtë drejtim. Investimet në hidro-energji duhet të vazhdojnë, qoftë në Hidrocentrale të vegjël, qoftë dhe ato të mëdhenj pa tarifa të garantuara të energjisë.Ne po investojmë dhe në infstrukturën e energjisë për tu lidhur me rajonin dhe kjo është një mundësi për eksport nesër.Me programet e reja do të krijojmë mundësinë dhe të investimeve në fushën e paneleve diellore brenda një kapaciteti të pranueshëm që e mban tarifa e konsumatorit shqiptar.
Ministri gjithashtu se po punohet edhe për kontratat koncesionare.
Gjiknuri: Ne po punojmë që edhe këto kontrata nga B të shkojnë tek një model BO. Qeveria nuk ka ndërmend të marrë mbrapsht HEC-e që në fundin e jetës së tyre do të jenë të amortizuara. Duam të krijojmë më shumë garanci për investitorët privatë për ti gëzuar në terma afatgjatë gjitha këto investime dhe risqe të marra në bazë të një formule kompensimi të pranueshem dhe nuk do të rëndojë fare mbi investitorët privatë nëse ata pranojnë të futen në këtë skemë.
Ministri ndër të tjera tha se investime në hidro-energji përgatë 15 viteve të fundit kanë kapur shifrën 1 miliard dollarë.
Gjiknuri: Norvegjia përfaqëson një nga vendet me stokun më të madh të investimeve të huaja këtu, një vepër ekselente dhe sa i përklet modelit të biznesit që kanë zgjedhur, do të ishte një model i mirë për zhvillimin e energjive në Shqipëri. E kam fjalën për investimin nga më të mëdhatë të huaja si “Statkraft”, projekt që po ecën shumë mirë dhe është projekt model dhe nga pikëmaja e adresimit të problemeve sociale dhe komunitare. Me ta po punojmë dhe për bursën e energjisë, Norvegjia është partner i jonë duke na suportuar financiarisht që edhe ne të ardhmen të kemi një treg funksional të energjisë.
Energjia është sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Stoku më i madh i investimeve të huaja është në energji, ku përfshihet dhe nafta dhe gazi.Mbi 70% e investimeve të huaja kanë qenë të fokusuara në energji edhe për faktin se energjia është intensive nga pikëpamja e kapitalit, vlerat e kapitalit janë shumë të mëdha në avancë. Kjo e bën biznesin si dhe riskioz, shumë investitorë marrin risqe sa i përket investimeve paraprake dhe që rikuperohen më vonë. Energjia nuk ka fitime të shpejta, është biznes i qëndrueshëm dhe shikon fitime afatgjata, përveç rasteve të eksplorimeve të naftës. Riskun më të madh e merr në fillim kur investon dhe më pas nuk ke probleme në shitjen e mallit dhe markimit.
Shqipëria ka potenciale natyrore. Burime ujore kanë mundësuar një portofol goxha të madh investimesh. Përfshirë dhe Devollin, në 15 vitet e fundit, investimet po shkojnë në 1 miliard dollarë në hidro.
Ministri gjithashtu vlerësoi rolin e Konsujve të Nderit, duke i cilësuar një urë lidhëse mes qeverisë shqiptare dhe investorëve të huaj në vendet që ata përfaqësojnë.
Gjiknuri: Gjithmonë keni qenë aktiv në promovimin e biznesit, po pse jo lidhjeve të mundësive që ka Shqipëria me potencialin e mundshëm të investimeve. Roli i Konsujve të Nderit është një rol kyç, kryesisht ata vinë nga bota e biznesit dhe me lidhjet që kanë në vendet që përfaqësojnë mund të shërbejnë një urë shumë e mirë lidhëse mes qeverisë shqiptare dhe investitorëve të huaj dhe realisht kështu ka ndodhur.Jam dëshmitrar i shumë inisiativave të filluara nga Konsujt e Nderit, nuk e kam fjalën për zotin Ndroqi këtu por për shumë të tjerë të cilët kanë sjellë investitorë , madje janë materializuar me projekte konkrete.Kjo është një formë jashtëzakonisht e mirë, direkte e promovimit të Shqipërisë në mundësitë që krijon për investime të huaja. Dua të falenderoj Ambasadorin e Norvegjisë që e kemi një shtet partner në rrugën e zhvillimit.
/Ora News.tv/
Burimi: Gjiknuri: Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-e duhen ndërtuar
Shënim: Autorësia dhe mendimet e shprehura në të i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të tjera, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.
Most Read Publications
Most Visit Sections