
Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-et duhen ndërtuar
Gjiknuri: Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-et duhen ndërtuar 21/02/2018 Përkundër debatit të krijuar me HEC-t, qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i tyre. Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shfrytëzoi tryezën e Konsujve të Nderit për të ftuar investitorët të investojnë në hidro-energji. https://www.youtube.com/watch?v=zv1lIbLmWQQ Gjiknuri: Normal që çdo investim në hidro krijon dhe problemet e saj. Teorikisht Shqipëria mund të ketë vend për 2-3 mijë mega të tjera për të ndërtuar HEC-e por jo çdo burim ujor mund të kthehet në energji.Por nuk duhen stigmatizuar. Shteti do të bëjë të tijën për të siguruar një mjedis të pranueshëm, gradualisht do të shkojmë në një treg të liberalizuar.Duhet të fillojmë të adoptohemi dhe këta investitorë privatë duhet të adaptohen.Ne po punojmë…