KESH rekord historik prodhimi – Prurjet e lumenjve favorizojnë hidrocentralet

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shënuar dje rekordin historik më të lartë të prodhimit ditor të energjisë prej 28,864,000 kwh.

Shifra është bërë e ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit për herë të fundit një nivel i tillë prodhimi u arrit në Dhjetor të 2010-ës.

“Me datë 13.02.2018 Korporata Elektroenergjitke Shqiptare realizoi prodhimin ditor më të lartë historik të saj, prej 28,864,000 kWh duke tejkaluar rekordin ekzistues të prodhimit ditor më të lartë të realizuar në 30 Dhjetor 2010 në sasinë 27,784,000 kWh.”

Sipas Gjiknurit, bashkëveprimi i kushteve të favorshme hidrike të kombinuara me performancën e personelit inxhiniero-teknik të KESH kanë qenë edhe faktorët ndikues të cilët kanë sjellë si rezultat këtë nivel të tillë prodhimi.

Ndërkohë, më tej ministri shtoi se është ndalur dje procesi i shkarkimeve të kontrolluara.

“Procesi i shkarkimeve të kontrolluara është ndalur dje në ora 10:00 dhe aktualisht HEC-et po operohen në kuotat optimale të shfrytëzimit. Ndërkaq, nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit u garantua operimi i sigurt dhe me kapacitet të plotë i rrjetit edhe ne kushtet kur prodhimi total ditor, nga Kaskada e Drinit por dhe nga HEC-et private, arriti në 39,956,000 kwh.”

G.D/SCAN

Source: KESH rekord historik prodhimi – Prurjet e lumenjve favorizojnë hidrocentralet

Shënim: Autorësia dhe mendimet e shprehura në të i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të tjera, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections