Zhvillimi teknologjik – Veliaj: Piramida do të kthehet në qendrën më të madhe IT në rajon

Piramida do të kthehet në qendrën më të madhe të IT në rajon. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në aktivitetin e  ICT  Awards VI. Sipas Veliajt Tirana do të jetë qyteti i katërt në Europë që do të ketë një qendër kaq të madhe për teknologjinë.

“Kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ta kthyer të gjithë piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT-së rajon. Ne do të jemi qyteti i katërt që do të aplikojë konceptin ‘TUMO’ dhe unë këtu i jam shumë mirënjohës edhe kryeministrit edhe qeverisë shqiptare sepse na kanë dhënë pronën më të lakmuar në qytet, piramidën e Tiranës për ta transformuar në një projekt të tillë. Jam shumë I lumtur dhe përtej tani, vizatuam ëndrrën, tani dhe projektin, por tani kemi dhe aktorët. Ne kemi vendosur që të bëhemi partner sërish me Fondin shqiptaro-amerikan, me ADF-në.”

Kosova i ka kthyer sytë në  transformimin digjital e kryesisht në transformimin digjital ekonomik. Sipas Ministrit të Ekonomisë së Kosovës  Valdrin Lluka janë investuar rreth 50 milionë euro për ofrimin e internetit në rreth 97% të territorit të Kosovës.

“Në Kosovë tash jemi duke investuar përmes Bankës Botërore diku rreth 50 milionë euro në infrastrukturë, në kabllin optik në shtrimin në tërë territorin e Kosovës dhe pas këtij projekti 2 vjeçar, rreth 97% e tërë territorit të hartës së Kosovës do të jetë e mbuluar me fibra optike, duke u bërë gjithashtu dhe vendi më i mbuluar në Europë. Kjo behet që t’i japim qasje në një kualitet të mirë të internetit, pra në të gjitha shtëpitë anembanë Kosovës dhe ky projekt normalisht pastaj vazhdon me pjesë të tjera që është ndërtimi i shkathtësive, një gjë tjetër që lidhet me pjesën e politikes, infrastrukturës dhe tash shkathtësisë. Pra, rreth 20 milionë euro janë të dedikuara dhe me fondet e Bashkimit Europian po dhe me fondet e buxhetit që do të futen në ndërtimin e kapaciteteve qoftë në programim, në zhvillim të aplikacione apo çka do tjetër.”

Të gjithë të interesuarit për çmimet ICT Awards VI mund të paraqesin projekte e tyre deri më 31 mars, për gjashtë kategori. Më pas do të jetë juria ajo që do të shpall fituesit për secilën kategori.

Entela Barjamaj/SCAN

Source: Zhvillimi teknologjik – Veliaj: Piramida do të kthehet në qendrën më të madhe IT në rajon

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “esco@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections