Euroelektra shpallet “Biznesi i Gjelbër” ne ‘Bleta e Artë’ 2017! ESCo Adriatic, 30 Janar 2018

Përgatitja Editoriale: Dr. Lorenc Gordani

Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi për të pestin vit radhazi eventin e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë”. Nga një numër i lartë kompanish të nominuara, me 11 biznese fituese në kategori të ndryshme, titulli ‘Bleta e Artë’ 2017, sipas kategorisë “Biznesi i Gjelbër” i shkoi Euroelektra sh.p.k.

Kompania jone e nisi aktivitetin e saj në vitin 2008 me impiantet e para elektrike. Kërkesa për produkte dhe shërbime cilësore i nxiti drejtuesit e kompanisë Euroelektra të sjellin në tregun shqiptar brandet më të mira të sektorit elektrik, e të zgjerojnë gamën e shërbimeve të ofruara per klientët e saj me produkte të cilësisë së lartë dhe markat më të mira në tregun ndërkombëtar.

Një politikë e tillë, ndjekur që në zanafillën e saj, i siguroi Euroelektrës suksesin e garantuar dhe rritjen me hapa të sigurtë. Duke ndjekur kështu nga viti 2010 me adoptimin e modelit te sukseshëm të “RemaTarlazzi” pjesë e “Gruppo Comet”, e cila e ka ndjekur dhe shoqëruar gjatë gjithë kohës së rritjes. Për te vijuar me ndërtimin e godinës se saj qendrore me mbi 3000 m2 te standarteve me te larta ndërkombëtare.

Euroelektra sot frymëzon njerëzit dhe kompanitë që të punojnë me eficiencë dhe efikasitet, për të gjetur zgjidhje te zgjuara në mjedisin ku punojnë dhe jetojnë. Aktiviteti i saj ka një ndikim pozitiv në rritje, duke përfshirë çdo ditë më shumë njerëz dhe kompani. Është qëllimi ynë i përbashkët të japim kontributin tonë në shoqëri për të lehtësuar punën edhe jetesën – thekson gjate çdo diskutimi Elton Cekrezi, CEO i Euroelektra.

Strategji qe ka bere qe kompania në pak kohë te krijoj një profil të lartë profesional në treg, duke marre sodisfaksione nga klientët dhe konfirmim me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë siç është se fundmi edhe ‘Bleta e Artë’ 2017. Me tej z. Cekrezi, tregon edhe sekretin: “Ajo që ne bëjmë, ajo që ne dimë të bëjmë, ajo që na bashkon, është kujdesi për njerëzit, konkurrenca e shëndetshme, profesonalizmi, staf i kualifikuar, cilësi e garantuar, produkte te certifikuara”, duke u bërë një shembull i thjeshtë për t’u zbatuar në dimensione më të vogla ose më të mëdha në të gjithë territorin vendas dhe rajonal.

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.