Prodhoni energji nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si do veproni për të shitur tepricat

Jeni një familje apo biznes që keni instaluar impiant fotovoltaik për konsum vetijak dhe prodhoni me shumë sesa keni nevojë? Pjesën tepër ju mund ta shisni tek Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sapo të miratohet metodologjia që do të nxjerrë edhe çmimin me të cilën do të trajtohet ky kontigjent. Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thanë për Monitor se metodologjia është akoma duke u punuar dhe pritet të miratohet së shpejti duke i hapur më pas rrugë përfitimit të këtij grupi prodhuesish.

Çmim i ndryshëm sipas llojit të prodhuesit

Enti Rregullator i Energjië miratoi në verën e vitit të kaluar çmimin për një grup të veçante prodhuesish që janë ata me fuqi të instaluar deri në 2 megavat dhe që do të kenë një çmim fiks prej 100 euro MW. Ky çmim është dukshëm i lartë në raport me mesataren e çmimit që prodhohet nga energjia hidrike por që nga ana e MIE është argumentuar se do të shërbejë si një stimul i mjaftushëm për të nxitur investime në parqe fotovoltaikë deri në 2 MË. Kjo vlen për të gjithë ata që në investim hyjnë si prodhues të mirëfilltë dhe jo për autokonsum.
Për prodhuesit familjarë apo bizneset që kanë instaluar apo instalojnë impiante fotovoltaikë për të përfituar nga një faturë e reduktuar që paguhet tek OSHEE do të ketë një trajtim të ndryshëm nga prodhuesit e mirëfilltë. Çmimi i tyre nuk është 100 euro MW por do të jetë i përllogaritur me një formulë tjetër. Pas miratimit të këtij çmimi biznesi apo individi ka vetëm një kosto që është ajo e instalimit të matësit me dy kahe që bën të mundur përllogaritjen e saktë sesa energji ka hyrë në rrjetin e biznesit dhe sa ka dalë duke i dhënë mundësinë OSHEE-së të bëjë balancën. Nëse balanca rezulton negative biznesi duhet të paguaje tek kompania e shpërdnarjes energjinë që ka marrë nga rrjeti për të plotësuar nevojat e saj nëse rezulton pozitive ai do të paguhet në bazë të sasisë tepër që ka hedhur në rrjet.
Kjo kategori nuk do të paguajë tarifë transmetimi apo shpërndarjeje për tepricën e prodhuar.
Prodhuesit e mëdhenj që do të kenë një kapacitet të instaluar më shumë se 2 MW do të trajtohen me një diferencë nga çmimi i bursës. Pak kohë më parë Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri u shpreh krijimi i bursës do të bëjë që të kemi një çmim real që e vendos tregu dhe që më pas këtij çmimi i vendoset edhe pjesa shtesë.
“Për herë të parë, mbështetja do të jepet në formёn e njё shpёrblimi pёr arritjen e çmimit tё caktuar, si shtesё çmimit tё referencës – Kontratat CfD. Kontrata për diferencë parashikohet për një shpёrblim të ndryshueshёm, tё llogaritur si diferenca midis çmimit me të cilin prodhuesi i energjisë së rinovueshme është shpallur fitues në procesin konkurrues për dhënien e ndihmës (çmimi paracaktuar) dhe çmimit tё tregut të energjisё elektrike (çmimi reference). Këshilli i Ministrave, do të miratojë procedurën për organizimin e procedurës konkurruese të ankandit, për dhënien e mbështetjes ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë”do të shprehej mes të tjerash Gjiknuri.
Kjo skemë sipas tij do të ishte deri në 15 vjet duke çuar në shlyerjen e plotë të investimit të bërë nga ana e investitorit.
Shqipëria pritet që këtë vit të ketë edhe procedurën e parë konkurruese për centralin fotovoltaik i cili do të asistohet nga BERZH.

The post Prodhoni energji nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si do veproni për të shitur tepricat appeared first on Revista Monitor.

Source: Prodhoni energji nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si do veproni për të shitur tepricat

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections