Përplasja për Kalivaçin, Shqipëria fiton në arbitrazh përballë Hydro S.R.L të Becchetti-t

Shqipëria ka fituar përballjen në arbitrazh ndaj kompanisë Hydro.S.R.L lidhur me përplasjen për koncesionin e Kalivaçit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se trupa e gjykimit do të caktojë me një vendim të dytë masën e dëmshpërblimit që do të marrë shteti nga konceisonari që nuk ka plotësuar kushtet e kontratës.

Hydro S.R.L ku aksioner ishte edhe biznesmeni Italian Francesco Becchetti paditi shtetin shqiptar në Tetor 2014, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (“Arbitrazhi i IÇ”)shtetin shqiptar, ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090.00 (njëqind e tridhjetë e shtatë million e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e nëntëndhjetë Euro) si edhe e të gjithë kostove të Paditësit dhe procesit të arbitrazhit.

“Republika Shqipëria paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, pavarësisht nga mirëbesimi dhe vullneti i mirë që ka karakterizuar gjithmonë Shqipërinë në lidhje me zbatimin e këtij koncesioni, Paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej €158,000,000.00 (njëqind e pesëdhjetë e tetë million Euro). Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000.00 (dymbëdhjetë million e nëntëqind mijë Euro) si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamat-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri, në një vlerë prej rreth €1,258,642.00 (një million e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e dy Euro).

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme” njofton MIE.

The post Përplasja për Kalivaçin, Shqipëria fiton në arbitrazh përballë Hydro S.R.L të Becchetti-t appeared first on Revista Monitor.

Source: Përplasja për Kalivaçin, Shqipëria fiton në arbitrazh përballë Hydro S.R.L të Becchetti-t

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections