Thatësira “ndali” HEC-et – Monitorimet e AKBN: S’punuan në periudhat e prodhimit të energjisë
Thatësira e tejzgjatur që përfshiu vendin tonë përgjatë vitit 2017 nuk cenoi vetëm kompanitë shtetërore që operojnë në tregun energjetik, por edhe hidrocentralet private.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, referuar monitorimeve të kryera në terren, është konstatuar se edhe në periudha kohore, në të cilat HEC-et duhet të ishin në fazën e prodhimit të energjisë, pra jo gjatë periudhave të vaditjes, në disa raste nuk kanë qenë në prodhim për arsye të prurjeve të pakta.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Monitorimit të Veprave Energjetike është duke përpunuar informacionin e marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbi sasinë totale të prodhuar gjatë vitit që sapo lamë pas, por me shumë gjasa ajo do të jetë më e ulët se në vitin 2016, ku rezultoi se me përjashtim të sasisë së prodhuar nga 22 HEC-et vendore të shoqërisë koncesionare Essegei, sasia totale ishte rreth 1.3 mld kW energji.
Aktualisht, sasia totale e fuqisë së instaluar sipas targetave të turbinave të HEC-eve është 328 331 kW. Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shprehur nevojën për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese.
Për këtë arsye, ky dikaster ka hartuar edhe një projektligj, sipas të cilit ndërtimi dhe shfrytëzimit i burimeve të energjisë së rinovueshme me kapacitet të instaluar mbi 2 MW,të cilat kanë vlerë investimi mbi 100 milionë euro do të përjashtohen nga procedurat aktuale të dhënies me koncesion apo partneritetit publik-privat, çka përshpejton procedurën duke qenë se kuadri ynë ligjor për koncesionet dhe PPP-të kërkon më shumë se dy vjetësh, për finalizimin e kontratës koncesionare.
Ola Mitre/SCAN
Source: Thatësira “ndali” HEC-et – Monitorimet e AKBN: S’punuan në periudhat e prodhimit të energjisë
Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.