BERZH mbështet zhvillimin e kapaciteteve të energjisë diellore – Thirrje për ekipin konsultativ
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Maj 2017 mes Ministrisë së Energjisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kjo e fundit ka nisur procedurat për shërbimin konsultues në sektorin e energjisë diellore.
Ekipi konsultativ, duhet të ketë në përbërje një sërë ekspertësh ligjorë, rregullatorë, teknikë dhe mjedisorë për të mbështetur qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave parësore. Objektivat përfshijnë rishikimin e legjislacionit aktual dhe plotësimin e kuadrit rregullator dhe legjislacionit plotësues.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm është asistimi në zbatimin e një procesi konkurrues për prokurimin e impianteve fotovoltaike të kapaciteteve 50-100 MË në Shqipëri. Në fakt, vendosja e një sistemi tenderimi për projekte të tilla madhore të energjisë, është konsideruar si prioritet edhe nga vetë drejtori i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli.
Po ashtu, kërkohet hartimi i një plani strategjik për thithjen e investimeve të huaja në këtë sektor, si edhe llogaritjen e ndikimit në mjedis.
Detyra pritet të zgjasë rreth 24 muaj, ndërsa do të ketë një kosto prej 950 mijë eurosh.
Aktualisht, qeveria ka në funksionim një skemë mbështetëse për energjinë e rinovueshme, por interesi nga investitorët ka qenë i fokusuar ekskluzivisht tek energjia diellore, e cila ka kosto më të ulëta dhe një marzh më të lartë fitimi. Përmes skemës, qeveria garanton se do të paguajë për një periudhë të caktuar kohore diferencën mes çmimit të energjisë elektrike nga dielli të shitur në bursë me tarifën e caktuar në 100 euro.
Për të parë të gjitha projektet e propozuara në fushën e energjisë në harkun e gjashtë muajve të fundit, mund të klikoni më poshtë.
Harta interaktive e energjisë në Shqipëri – Perëndimi drejt energjisë diellore, Lindja shfrytëzon burimet hidrike
A.H./SCAN
Source: BERZH mbështet zhvillimin e kapaciteteve të energjisë diellore – Thirrje për ekipin konsultativ
Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.