Centrali i parë fotovoltaik në Shqipëri, gara hapet këtë vit, e konfirmon BERZH, Revista Monitor, 6 Janar 2017

Nxitja e burimeve të rinovueshme të energjisë mori një vëmendje të gjerë gjatë vitit 2017, sidomos ajo e lidhur me energjinë diellore dhe eolike. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmoi mbështetjen e saj për Shqipërinë në këtë aspekt edhe përmes një memorandumi, ndërkohe që këtë vit hapat duket se janë më konkrete. Në një intervistë dhënë për “Monitor” Drejtori i BERZH në Shqipëri Matteo Colangeli, nënvizon se procesi konkurrues për centralin e parë fotovoltaik do të zerë vend këtë vit.

“Së fundmi, ne jemi të angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit të energjisë diellore në Shqipëri dhe parashikojmë të mbështesim prezantimin e një procesi konkurrues tenderimi për centralin e parë fotovoltaik, më vonë gjatë 2018-s” konfirmon Colangeli.

Sipas memorandumit që nënshkroi MIE me BERZH vitin e kaluar, bashkëpunimi parashikon zhvillimin dhe implementimin e një platforme për alokimin tek investitorët privatë përmes një procesi kompetitiv tenderimi mundësinë për ndërtimin, zotërimin dhe operimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri duke krijuar një kapacitet të kombinuar prej 50-100 MW.

Në nëntor të këtij viti Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri firmosi urdhrin që ka në bazë skemat mbështetëse që do të jepen për të nxitur burimet e energjisë së rinovueshme .

Konkretisht, sasia e energjisë elektrike që prodhohet nga centralet fotovoltaike dhe që do përfitojë nga skemat e mbështetjes së përcaktuar në ligjin nr.7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, do të ndahet:

i) 20 MW do përfitohen nga prodhuesit me përparësi me kapacitet të instaluar të energjisë elektrike deri në 2MW;
ii) 30 MW do të përfitohen nga prodhuesit me përparësi në bazë të mbështetjes sipas kontratës për diferencë, nëpërmjet procesit të ankandit.

Interesi pas çmimit 100 euro/MW

Gjatë vitit të kaluar pati një vështim të kërkesave nga ana e bizneseve për të ndërtuar parqe fotovoltaikë në zona të ndryshme të vendit me kapacitete deri në 2 MW. Kjo erdhi edhe pas miratimit të një çmimi farvorizues të Entit Rregullator të Energjisë i fiksuar në 100 euro/MW. Ky është një çmim dukshëm i lartë dhe që garanton kthim të shpejtë të investimit.

Ekspertët vlerësojnë se çdo hektar i mbuluar me panele në vendin tonë mund të japë nga 250-320 mijë euro në vit.

Projektet e mëdha, Shqipëria ende pa një park të mirëfilltë

Interesi nuk ka munguar nga ana e investitorëve për të ndërtuar parqe të mëdhenj fotovoltaikë por ende nuk ka konkretisht një park të ndërtuar. Në 2016 ishte kompania Novoselë Photovoltaic Power Plant që aplikoi për një park me kapacitet të instaluar prej 50 MË dhe me një vlerë investimi 72 milionë euro. Projekti do të shtrihej në zonën e Novoselës në Vlorë por kjo duket se ka mbetur në letra. Pas saj në nëntor 2016 do të vinte një kërkesë nga pesë kompani të bëra sëbashku GAMMA SOLAR” SH.P.K., “ALFA ENERGY” SH.P.K., “BETA ENERGY” SH.P.K., “DELTA SOLAR” SH.P.K. dhe “SOLARIS” SH.P.K të cilat aplikuan pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një park fotovoltaik me kapacitet 50 MË. Për këtë do të ishte ministria që do të bënte me dije se ky projekt nuk ishte i shoqëruar me një vlerë financiare. Në prill 2017 pas disa rregullimeve ligjore ato që vërshuan ishin aplikimet për parqe fotovoltaikë deri në 2 MW. Nga 6 prilli deri në fund të tetor u bënë rreth 16 aplikime për parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar deri në 2 megavat dhe  Kompanitë aplikuese janë biznese të ndryshme nga bujqësia tek elektronika apo agropërpunimi.

The post Centrali i parë fotovoltaik në Shqipëri, gara hapet këtë vit, e konfirmon BERZH appeared first on Revista Monitor.

Source: Centrali i parë fotovoltaik në Shqipëri, gara hapet këtë vit, e konfirmon BERZH

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections