Euroelektra shpallet “Biznesi i Gjelbër” ne ‘Bleta e Artë’ 2017!

Euroelektra shpallet “Biznesi i Gjelbër” ne ‘Bleta e Artë’ 2017!

* Me kryesore, Aktivitetet, Informim, Përfaqësim
Euroelektra shpallet “Biznesi i Gjelbër” ne ‘Bleta e Artë’ 2017! ESCo Adriatic, 30 Janar 2018 Përgatitja Editoriale: Dr. Lorenc Gordani Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi për të pestin vit radhazi eventin e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë”. Nga një numër i lartë kompanish të nominuara, me 11 biznese fituese në kategori të ndryshme, titulli ‘Bleta e Artë’ 2017, sipas kategorisë “Biznesi i Gjelbër” i shkoi Euroelektra sh.p.k. Kompania jone e nisi aktivitetin e saj në vitin 2008 me impiantet e para elektrike. Kërkesa për produkte dhe shërbime cilësore i nxiti drejtuesit e kompanisë Euroelektra të sjellin në tregun shqiptar brandet më të mira të sektorit elektrik, e të zgjerojnë gamën e shërbimeve të ofruara per klientët e saj me produkte të cilësisë së lartë dhe markat më të…
Read More
Prodhoni energji nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si do veproni për të shitur tepricat

Prodhoni energji nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si do veproni për të shitur tepricat

Informim
Prodhoni energji nga panelet diellore për konsum vetjak? Ja si do veproni për të shitur tepricat Jeni një familje apo biznes që keni instaluar impiant fotovoltaik për konsum vetijak dhe prodhoni me shumë sesa keni nevojë? Pjesën tepër ju mund ta shisni tek Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sapo të miratohet metodologjia që do të nxjerrë edhe çmimin me të cilën do të trajtohet ky kontigjent. Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thanë për Monitor se metodologjia është akoma duke u punuar dhe pritet të miratohet së shpejti duke i hapur më pas rrugë përfitimit të këtij grupi prodhuesish. Çmim i ndryshëm sipas llojit të prodhuesit Enti Rregullator i Energjië miratoi në verën e vitit të kaluar çmimin për një grup të veçante prodhuesish që janë ata me…
Read More
Bëhuni pjesë e panairit “Kuvajt Expo 2018”, 6-10 shkurt 2018

Bëhuni pjesë e panairit “Kuvajt Expo 2018”, 6-10 shkurt 2018

Aktivitetet, Informim
Bëhuni pjesë e panairit “Kuvajt Expo 2018”, 6-10 shkurt 2018 05/02/2018 Zhvillohet në datat 6-10 shkurt 2018, sesioni i dytë i Panirit Tregtar Ndërkombëtar Kuvajtian “Kuvajt Expo 2018” në Mishref, Kuvajt. Ky panair organizohet nga Qendra Kombëtare e Ekonomisë së Dijes (NKEC), në partneritet me Sekretariatin e Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Planifikim dhe Zhvillim (GSSCPD), nën kujdesin e Emirit të Shtetit të Kuvajtit, Z. Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah. Kuvajt Expo 2018 mirëpret pjesëmarrjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të sektorit të korporatave, për t'u bashkuar si ekspozues, sponsorë ose vizitorë. Ky panair është një ekspozitë e gjerë ku kompanitë shfaqin zgjidhjet e tyre të biznesit, kërkojnë mundësi bashkëpunimi me sipërmarrësit kuvajtian të NVM-ve dhe kompanive nga shtete të tjera pjesëmarrëse, gjatë takimeve B2B. Për të…
Read More
Tirana smart city, përfundon ndërtimi i korsisë së re për biçikletat në bulevardin “zogu i”

Tirana smart city, përfundon ndërtimi i korsisë së re për biçikletat në bulevardin “zogu i”

Informim
Tirana smart city, përfundon ndërtimi i korsisë së re për biçikletat në bulevardin “zogu i” Këto ditë, teksa ecni nëpër rrugët e Tiranës, me siguri i keni vënë re disa korsi të reja, ngjyrë tulle, apo punonjës që vendosin trafikndarëse të kuqe përgjatë Bulevardit. Janë korsitë që Bashkia e Tiranës po shtron për mbi 4 mijë biçikletat që do të pushtojnë kryeqytetin shumë shpejt. Një mjet i lirë alternativ transporti për qytetarët, që do t’i ndryshojë fytyrën Tiranës, e cila me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe linjën e autobusëve elektrikë po hyn në fazën e revolucionit të gjelbër. Segmenti i parë i 10 km korsi të dedikuara biçikletash që ka përfunduar është ai në Bulevardin “Zogu I”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga një grup të…
Read More
Përplasja për Kalivaçin, Shqipëria fiton në arbitrazh përballë Hydro S.R.L të Becchetti-t

Përplasja për Kalivaçin, Shqipëria fiton në arbitrazh përballë Hydro S.R.L të Becchetti-t

Informim
Përplasja për Kalivaçin, Shqipëria fiton në arbitrazh përballë Hydro S.R.L të Becchetti-t Shqipëria ka fituar përballjen në arbitrazh ndaj kompanisë Hydro.S.R.L lidhur me përplasjen për koncesionin e Kalivaçit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se trupa e gjykimit do të caktojë me një vendim të dytë masën e dëmshpërblimit që do të marrë shteti nga konceisonari që nuk ka plotësuar kushtet e kontratës. Hydro S.R.L ku aksioner ishte edhe biznesmeni Italian Francesco Becchetti paditi shtetin shqiptar në Tetor 2014, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (“Arbitrazhi i IÇ”)shtetin shqiptar, ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090.00 (njëqind e tridhjetë…
Read More
Transparenca në shërbim të mirëmbajtjes së burimeve natyrore, nga Enio Civici

Transparenca në shërbim të mirëmbajtjes së burimeve natyrore, nga Enio Civici

Informim
Transparenca në shërbim të mirëmbajtjes së burimeve natyrore, nga Enio Civici 21 Janar 2018 Shqipëria, nën syrin e investitorëve të rëndësishëm vendës dhe të huaj përmban një ftesë shumë interesante nëse flitet për burime. Njerëzore, energjetike, minerale dhe turistike janë krahët e fortë të potencialit të zhvillimit të pjesës jugperëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Veçanërisht mineralet dhe pasuritë e tjera energjetike janë burimet të cilat deri më sot kanë krijuar më shumë vlerë dhe të ardhura, si për kompanitë të cilat operojnë në to po ashtu dhe për shtetin shqiptar. Por ashtu, si secili sektor kërkimi dhe prodhimi, burimet natyrore përherë kanë kërkuar rregullim të vazhdueshëm si në këndin administrativ ashtu dhe në atë të transparencës. Në të dyja këndvështrimet zhvillimet nuk kanë qenë të pakta dhe janë ndjerë më…
Read More
Thatësira “ndali” HEC-et – Monitorimet e AKBN: S’punuan në periudhat e prodhimit të energjisë

Thatësira “ndali” HEC-et – Monitorimet e AKBN: S’punuan në periudhat e prodhimit të energjisë

Informim
Thatësira “ndali” HEC-et – Monitorimet e AKBN: S’punuan në periudhat e prodhimit të energjisë Thatësira e tejzgjatur që përfshiu vendin tonë përgjatë vitit 2017 nuk cenoi vetëm kompanitë shtetërore që operojnë në tregun energjetik, por edhe hidrocentralet private. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, referuar monitorimeve të kryera në terren, është konstatuar se edhe në periudha kohore, në të cilat HEC-et duhet të ishin në fazën e prodhimit të energjisë, pra jo gjatë periudhave të vaditjes, në disa raste nuk  kanë qenë në prodhim për arsye të prurjeve të pakta. Nga ana tjetër, Drejtoria e Monitorimit të Veprave Energjetike është duke përpunuar informacionin e marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbi sasinë totale të prodhuar gjatë vitit që sapo lamë pas, por me shumë gjasa ajo do të…
Read More
AlbEITI prezanton projektet dhe prioritetet për 2018, AlbEITI me 28 Dhjetor 2017

AlbEITI prezanton projektet dhe prioritetet për 2018, AlbEITI me 28 Dhjetor 2017

Informim
Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI Z. Ardit Kamberi, prezanton projektet dhe prioritetet për 2018, 28 Dhjetor 2017 Në vitin 2018 Shqipëria ka nisur vitin e pestë të anëtarësimit me të drejta të plota në Iniciativën globale EITI për Transparencë në sektorët e Hidrokarbureve, Minierave dhe Elektro-Energjise, duke u berë i vetmi vend në Rajon, i cili është  anëtar i një organizimi global kaq të rëndësishëm. Pjesëmarrja në këtë Organizatë ndërkombëtare, ka shërbyer për njohjen e thelluar të proçesit të monitorimit të trajektores ndërmjet Burimeve natyrore dhe Përfitimit publik, një zinxhir vlerash ku përfshihen kontratat konçesionare, prodhimi, mbledhja e të ardhurave dhe përfitimet  sociale dhe mjedisore. Në një takim me gazetarët, Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI në Shqipëri, z. Ardit Kamberi, ka shpjeguar dhe prioritetet e këtij Sekretariati Kombëtar për vitin…
Read More
Masterplani i gazit, vetëm 85 njësi vendore mund të gëzojnë frytet

Masterplani i gazit, vetëm 85 njësi vendore mund të gëzojnë frytet

Informim
Masterplani i gazit, vetëm 85 njësi vendore mund të gëzojnë frytet Prej disa vitesh qeveria lakon gazifikimin si një zgjidhje për sigurinë energjetike të vendit. Masterplani konsiderohet si faza e dytë drejt këtij objektivi në kushtet kur i pari nuk është në dorën e qeverisë por është kusht i domosdoshëm dhe kjo lidhet me përfundimin e gazsjellësit TAP. Gjithsesi gazifikimi nuk do të thotë që do të vendosim tubacione nga Konsipoli në Vermosh dhe çdo familje do të ketë akses në rrjet. Një sipërmarrje e tillë do të kërkonte miliarda euro investime por mbi të gjitha do të kërkonte disa dekada për t’u zbatuar e në fund kjo do të rezultonte jofizibël, pra investimi rrezikon të mos kthehet kurrë. Ndaj në masterplan janë përfshirë vetëm disa njësi vendore që supozohet…
Read More
BERZH mbështet zhvillimin e kapaciteteve të energjisë diellore – Thirrje për ekipin konsultativ

BERZH mbështet zhvillimin e kapaciteteve të energjisë diellore – Thirrje për ekipin konsultativ

Informim
BERZH mbështet zhvillimin e kapaciteteve të energjisë diellore – Thirrje për ekipin konsultativ Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Maj 2017 mes Ministrisë së Energjisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kjo e fundit ka nisur procedurat për shërbimin konsultues në sektorin e energjisë diellore. Ekipi konsultativ, duhet të ketë në përbërje një sërë ekspertësh ligjorë, rregullatorë, teknikë dhe mjedisorë për të mbështetur qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave parësore. Objektivat përfshijnë rishikimin e legjislacionit aktual dhe plotësimin e kuadrit rregullator dhe legjislacionit plotësues. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është asistimi në zbatimin e një procesi konkurrues për prokurimin e impianteve fotovoltaike të kapaciteteve 50-100 MË në Shqipëri. Në fakt, vendosja e një sistemi tenderimi për projekte të tilla madhore të energjisë, është konsideruar si prioritet edhe nga…
Read More