200 Free ticket nga EuroElektra për Energy Expo & Forum 2017, me 14-16 Nëntor, Tirane
Kompania EuroElektra Sh.p.k. ju fton te merrni pjese ne “Energy Expo & Forum 2017”, ne datat 14-16 Nëntor, organizuar ne bashkëpunim me Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise dhe Bashkine e Tiranës dhe me mbështetjen e përgjithshme te EuroElektra Sh.p.k. dhe Gazesjellesi TAP – Shqipëri.
Ne Energy Expo & Forum 2017 për tre dite radhazi, do te ekspozohen dhe prezantohen çdo hallke, ide dhe mbështetje, mbi furnizimin, teknologjinë, transmetimin, sistemet, pajisjet, shërbimet, konsulencen, projektet, ekonominë dhe financimin ne fushën e energjisë.
Ne ketë forum EuroElektra Sh.p.k si një nga kompanitë distributore lider te markave ndërkombëtare në sektorin elektrik do te jete prezente me një nga stendat me te mëdha dhe qendrore. Kompania jone e frymëzuar nga kërkesa e tregut për produkte dhe shërbim cilësor synon të ofroj më të mirën bazuar në faktorët e barasvlershëm: Produkt – Cilësi – Çmim!
Në forum do të trajtohet gjithashtu gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke dhëne mundësinë pjesëmarrëseve të ndajnë praktikat më të mira në fushën e energjisë, veçanërisht lidhur me eksperiencat në investimet e energjisë së rinovueshme. Forum qe merr një rëndësi të thelbësore ne mbështetje te zhvillimet aktuale dhe te pritshme te këtij sektori në Shqipëri.