Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimi i impianteve? Dr. Lorenc Gordani, 20 Tetor 2017

Nëse do te bënim një bilance mbi situatën e deritanishme, kërkesat pranë ministrisë se energjisë, te intensifikuara ne vazhdimësi me daljen e ligjit te ri te BRE-ve, kane arritur ne me shume 300 milionë euro për një fuqi te instaluar mbi 240 MW. Sa me sipër bazuar ne faktin se interesi ne energji diellore nuk është vetëm e së ardhmes por mund te përkthehet direkt në përfitim ekonomik për prodhuesin me një normë kthimi te garantuar midis 15-20% në vit!

Kështu jo vetëm bizneset te cilët janë te fokusuar tradicionalisht ne prodhimin nga burimet e tjera por edhe ato qe në çfarëdo mënyre janë te lidhur me sektorin qofte edhe thjeshte si konsumatorë te mëdhenjtë qe duhet ose kane interes te sigurojnë vete energjinë ne treg, po i drejtojnë sytë gjithmonë e më shumë drejt alternativave që u ofron shfrytëzimi i energjisë diellore. E gjitha pasi kuadri aktuale siguron planet e biznesit me një kontratë afatgjatë parablerjeje të energjisë deri në shlyerjen e plotë të kostos se investuar.

Përveç impianteve për shitje energjie, interes i madhe është duke u treguar për vetprodhim nën regjimin e marrëveshjes te matjes neto. Sipas sa sjelle nga Elton Çekrezi, Drejtor Ekzekutiv i EuroElektra sh.p.k. për Revistën Monitor, 12 Gusht 2017, rezulton se “çdo biznes që sot paguan një faturë 500 mijë lekë e sipër në muaj për energji elektrike, kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, por kjo nuk e përjashton pjesën tjetër! Nga ana tjetër nuk është se ka profile të caktuara që mund ta aplikojnë ose jo impiantet fotovoltaike apo te kenë përfitimin prej tij, edhe se ai rekomandohet veçanërisht sidomos për disa sektorë si p.sh. ai turizmit ku mund te cilësohet edhe si me prioritare”.

Kështu ne parim, energjia nga PV paraqet interes për te gjitha bizneset, pasi sapo instalohet një sistem fotovoltaik, i cili ne te ardhmen mund te zgjerohet dhe te lidhet ne rrjet, biznesi (apo edhe konsumatori familjare) fillon te kursej nga faturat e energjisë elektrike dhe rrit njëkohësisht sigurinë energjetikë. Për me tepër, kur ky sistem te jete në rrjet, mund te mbulohen te tere nevojat për vet përdorim duke e rritur edhe me tej përfitimin ekonomik. Ne çdo rast sa me sipër e mbron investitorin nga çfarëdo rritje te detyrimeve apo çmimesh të energjisë elektrike në të ardhmen.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.