A ka interes nga sipërmarrja për te investuar ne burime fotovoltaike? Dr. Lorenc Gordani, 18 Tetor 2017
Interesi ne energji diellore nuk është vetëm e së ardhmes por mund te përkthehet direkt në përfitim ekonomik për prodhuesin me një normë kthimi te garantuar midis 15-20% në vit! Kështu jo vetëm bizneset te cilët janë te fokusuar tradicionalisht ne prodhimin nga burimet e tjera por edhe ato qe në çfarëdo mënyre janë te lidhur me sektorin qofte edhe thjeshte si konsumatorë te mëdhenjtë qe duhet ose kane interes te sigurojnë vete energjinë ne treg, po i drejtojnë sytë gjithmonë e më shumë drejt alternativat që u ofron shfrytëzimi i energjisë diellore. Çmim i vendosur aktualisht përveç se është një mbështetje e konsiderueshme, pritet t’i japë një shtytje të re investimeve pasi siguron planet e biznesit me një kontratë afatgjatë parablerjeje të energjisë deri në shlyerjen e plotë të kostos se investuar.
Kështu, nëse do te bënim një bilance mbi situatën e deritanishme, kërkesat pranë ministrisë se energjisë kane nisur qe gjate fazës se aprovimit te planit kombëtar te veprimit (PKBER) duke u intensifikuar ne vazhdimësi me daljen e ligjit te ri te BRE-ve dhe parashikimeve te tjera. Sipas te dhënave te bëra publike, aplikimet e para për te paktën 10 për parqe fotovoltaik me fuqi të instaluar deri në 2 megavat kane ardhur me se shumti nga kompani vendase, dhe për ato 7.5, 30 dhe 50 MW nga konsorciume mikse. Me te kufizuar, kane qene kërkesat për energji eolike. Në total, vlera e përafërt e investimeve të parashikuara ka arritur shume 280 milionë euro për një fuqi te instaluar 220 MW. Zonat me më shume interes ka qene trekëndëshi midis Fierit-Lushnjës-Vlorës dhe me tej Elbasan dhe Korça, apo dhe Tepelena, Himara, Lezha dhe Shkodra.
Përveç këtyre impianteve për shitje energjie, interes i madhe është duke u treguar për vetprodhim nën regjimin e marrëveshjes te matjes neto. Pavarësisht nevojës për disa plotësime te tipit tekniko-administrative, aktualisht sapo instalohet një sistem fotovoltaik, i cili ne te ardhmen mund te zgjerohet dhe te lidhet ne rrjet, biznesi apo konsumatori familjare fillon te kursej nga faturat e energjisë elektrike dhe rrit njëkohësisht sigurinë energjetikë. Për me tepër, kur ky sistem te jete në rrjet, mund te mbulohen te tere nevojat vetjake duke e rritur me tej edhe përfitimin ekonomik. Ne çdo rast sa me sipër e mbron investitorin nga çfarëdo rritje te detyrimeve apo çmimesh të energjisë elektrike në të ardhmen.
Lidhur me sa me sipër, jeni te mirëpritur te na vizitoni dhe merrni kontakte direkt me produktet dhe shërbimet me inovative, duke vizituar ambientet qendrore te EuroElektres, ne Rruga Prush 1041 Vaqarr, Tirana, Albania, info@euroelektra.al, +355 42 476 501, +355 682086560.
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.