Disa arsye për tu orientuar ne burime te tjera si dielli dhe era, nga Dr. Lorenc Gordani, 16 Tetor 2017

Thatësira 2017 tregoi se energjia hidrike është një burim i cili krijon te papritura për ekonominë. Ne kuadër te plotësimit te strategjisë kombëtare për sektorin e energjisë, sa me sipër bën qe te fillojmë te orientohemi seriozisht ne burime te tjera si dielli dhe era, pasi qe duke qene se prodhimi në vend përben gati një rast unike te bazuarit tërësisht nga HEC-et, periudhat tashme te shpeshta me mungesë të shirave, do te balancoheshin më së miri nga prodhimi i shtuar fotovoltaik.

Për me tepër i tere rajoni dhe veçanërisht vendet te cilat kane kapacitet eksportuese si Mali i zi, Bosnja e deri diku Serbia, ne mase te madhe varen nga prurjet hidrike, kështu ne kohen qe ne kemi me shume nevoje verifikohet te ketë mungese ne tëre rajonin, e cila njëkohësisht shoqërohet edhe me ngritje te çmimeve.

Nga ana tjetër, kostot e instalimeve për njësi gjeneruese (1 MW) janë thuajse te njëjta: madje projektet ne shkalle te madhe PV ose te ndjekura nga kompani te cilat kane një aktivitet te gjere, mund te kenë kosto edhe me konkurruese se disa projekte HEC-sh ne zona te largëta. Gjithsesi, nëse kjo formë promovimi do të vijojë me tej, kostoja në vijimësi ne vend do të jetë në ulje te forte ne varësi të permisimit te rentabilitetit te këtyre investimeve.

Dhe se fundi çdo investime ne burimet e brendshme, si ne këtë rast PV ose eolike, do te bënte qe mbështetja për energjinë e prodhuar t’i mbeten sipërmarrjes ne vend, madje duke evituar njëkohësisht qe te shkojë për te financuar CO2 e importuar nga impiantet e vjetra me qymyr te rajonit ose te reja qe do duhet te ndërtohen edhe me mbështetjen e fondeve te BE-se.

Pikërisht për ketë Qeveria po synon të nxisë investime të tilla, që jo vetëm zbusin varësinë nga burimet hidrike por edhe se paralelisht me këtë ulin humbjet në rrjet pasi de-lokalizojnë prodhimin e energjisë nga veriu që është aktualisht në drejtim të jugut. Për me tepër ne kontekstin shqiptare me humbje te mëdha te rrjetit, PV ka një avantazh konkurrues te pakrahasueshëm nëse alokohen aty ky është nevoja direkt e konsumit te tyre.

Ne çdo rast duhet kuptuar se çdo projekt është i ndryshëm ne vetvete, dhe integrimi i teknologjive te ndryshme duhen parë të lidhura në dinamikë me faktorët rajonal dhe lokal (pra ne funksioni te diversifikimit komplementare). Për me tej në çdo rast do duhet që politikat publike të përputhen edhe me interesat të tregut te energjisë dhe njëkohësisht të konsiderojnë nevojat e një zhvillimi të qëndrueshëm ne afatgjate.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While every effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of which publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, we offer to direct communication through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.