Çfarë e ka penguar deri me sot zhvillimin e burimeve te tjera te rinovueshme? Dr. Lorenc Gordani, 15 Tetor 2017
Natyra ka qene tejet bujare me vendin tone. Thuajse i gjithë territori është i pasur me përrenj e lumeje, diell qe na ngroh 300 dite ne vit, ere qe fryn ne çdo faqe mali, për te vijuar me nëntokën e cila gjithashtu është shume e pasur! Interesi për t’i shfrytëzuar këto burime po rritet vitet e fundit dhe për ketë arsye qeveria po krijon kuadrin e përshtatshëm ligjore qe t’i mundësoje sipërmarrjes por edhe individëve shfrytëzimin e këtyre aseteve.
Gjithsesi, zhvillimi i çdo sektori te energjisë kërkon direkt apo indirekte politika mbështetëse. Mbështetje e cila për te qene efektive duhet te bazohet ne vlerësime shumëplanshe, pra ka nevoje për ndjekjen ne vazhdimësi me një ekspertize te kualifikuar. Ne kushtet e vendit tone kjo nuk është e lehte për t’u arritur ne mënyre efektive, dhe si rrjedhim ne thelb politikat strategjike te sektorit deri me tani ka qene te “vagëta” dhe ecur me se shumti me ndjekjen e zhvillimeve, duke qene te “kujdesshëm” për te shkaktuar kosto sa me te vogël për buxhetin ne afatshkurtër, me mendimin qe kjo është me e mira qe mund te behet për konsumatorin.
Sa me sipër natyrshëm ka kostot e veta, duke u kthyer ne një bumerang, pasi çdo hap i munguar behet pengese për qasje ne risitë teknologjike apo zhvillimet industriale. Gjithsesi koha po bene te domosdoshme përballimin me hapur te sfidave te reja. Ne ketë drejtim te paktën zhvillimet e teknologjisë, kane hapur rrugën për një qasje tërësisht te ndryshme te legjislatorit, duke bere te mundshme tashme një “revolucionarizim” ose shtyrje te sektorit ne një kuadër komplet te ri nga ai qe normalisht jemi mësuar ta shikojmë. Kështu, tashme mbetet për te pare nëse nga ana tjetër edhe sektori private do jete ne lartësinë e sfidës!
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While every effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of which publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, we offer to direct communication through “info@albaniaenergy.org”.