Teknologjia fotovoltaike një alternative në ndihme te uljes se kostos se biznesit, Dr. Lorenc Gordani, 12 Tetor 2017

Një kompani shpenzon normalisht një te treten e kostove te saj ne energji elektrike. Kostot e energjisë ne vend konsiderohen aktualisht te larta për biznesin, referuar faktit se ne te gjitha vendet evropiane sa me sipër është me e ulet se për konsumatorin familjare. Pavarësisht arsyeve te këtij kundërsensi aparente, problemi qëndron se çmimet e energjisë janë ne vazhdimësi me një trend ritës. Për me shume menaxheret duhet te fillojnë te mendojnë sa kane  harxhuar 10 vitet e fundit dhe sa mund te kishin përfituar po te investonin te njëjtën shume ne burime alternative te cilat tani janë me afër se kurrë fale mundësisë se përdorimit te skemës neto te energjisë.

Një nga specifikat e burimeve fotovoltaik është fleksibiliteti ne implementim, duke bere qe te identifikohen ne gjuhen teknike edhe si resurse energjetike te shpërndara (DER). Kështu se pari, me ligjin e ri erdhi hapja e mundësisë për vet-prodhim në regjimin e njohur si matje neto (apo NetMeeting), përmes një procedure të thjeshtuar (për me shume shih ne formën e një prezantimi), e ngjashme me atë te lidhjes se re, dhe mund te përmbyllet me vënien ne pune ne rreth vetëm 30 ditë duke aplikuar pranë furnizuesit e energjisë elektrike (OSHEE-s). Sa këtu, po sjelle qe aktualisht interesi për vet-prodhim te jete ne rritje me një trend te përshpejtuar ndjeshëm aplikimesh.

Sipas sa shpjeguar nga Elton Çekrezi, Drejtor Ekzekutiv i EuroElektra sh.p.k. për Revisten Monitor, 12 Gusht 2017, nëse një subjekt paguan 2 milionë lekë në muaj për 12 muaj, totali që paguan është 24 milionë lekë ne vit, por nuk të kthehen. Nëse këto 24 milionë lekë pjesëtohen në dy dhe me 12 milionë të vazhdojmë të paguajmë energjinë dhe të tjerat thjesht merren kredi në bankë mbi të cilat aplikon një interes 3%, investimi rikthehet në harkun e 5-6 viteve, i cili do të vazhdojë të prodhojë për 30 vite të tjera. Do të thotë që nëse do paguaje energji, këto lekë nuk do të të ktheheshin më, ndërsa duke paguar impiantin bën një investim që nga 3% që është i kredisë i rikuperon 15-16% në vit.

Një rast tjetër, nëse një subjekt harxhon 1 milion lekë në muaj me tarifën e energjisë që është 16 lekë. Këtë e kthejmë në cent dhe i bie 0.12 euro cent. Nëse ky subjekt harxhon 1 milion lekë në muaj pjesëtim 16 lekë na rezulton me një konsum 62,500 kilovat. Këtë duhet ta shumëzojmë me 12 që janë muajt dhe konsumi total është 750 mijë kW në vit. Pjesëtuar për prodhimin që mund të japë fotovoltaiku në atë zonë (po marrim mesataren e Shqipërisë 1550 kW), këtij biznesi i duhet një impiant 484 kW. Ky impiant me kostot e arritur sot, pra 800 euro për kilovat të instaluar del me një kosto 388 mijë euro total. Këto i pjesëtojmë për 12 milionë në vit (88 mijë euro). Pra 388 mijë euro pjesëtim 88 mijë euro del që investimi shlyhet për 4.4 vjet. Panelet garantohen me 20 vjet, inverterat për 10 vjet me një shtesë në koston e investimet mund të shkojë deri në 20 vjet. Amortizimi i paneleve është në masën 2-3% në vit. Në çdo rast, impiantet garantohen 100% deri në momentin e rikthimit të investimit.

Lidhur me sa me sipër, çështjet pezull tashme janë me se shumti administrative apo teknike, ku për skemat neto janë ato te caktimit te çmimit nga ERE apo përcaktimi i sakte kritereve teknike dhe certifikimet, por kuptohet qe këto janë te paracaktuar dhe standarde dhe pritet te adreson brenda një periudhe shume te shkurtër. Por pavarësisht, sapo instalohet një sistem fotovoltaik, i cili ne te ardhmen mund te zgjerohet dhe lidhet ne rrjet, biznesi fillon te kursej nga faturat e energjisë elektrike dhe rrit njëkohësisht dhe sigurinë energjetikë. Për me tepër, kur ky sistem do te hyjë në rrjet, mund te mbulohen te tere nevojat vetjake duke e rritur me tej edhe përfitimin ekonomik.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.