Intervista live mbi energjitë e rinovueshme ne emisionin “Për te Fol” me gazetarin Omer Saraci, Radio Televizioni Scan, 10 Tetor 2017

Omer Saraci “Natyra ka qene tejet bujare me vendin tone. Thuajse i gjithë territori është i pasur me përrenj e lumeje, diell qe na ngroh 300 dite ne vit, ere qe fryn ne çdo faqe mali, për te vijuar me nëntokën e cila gjithashtu është shume e pasur! Interesi për t’i shfrytëzuar këto burime po rritet vitet e fundit dhe për ketë arsye qeveria po krijon kuadrin e përshtatshëm ligjore qe t’i mundësoje sipërmarrjes por edhe individëve shfrytëzimin e këtyre aseteve. Ne do te flasim me gjerësisht me Z. Lorenc Gordani, konsulent ligjore ne sektorin e energjetikes”.

Aspektet e trajtuara:

  1. Natyra na ka falur kaq shume por deri me tani ne kemi përdorur vetëm burimet hidrike. Sa e gatshme është ekonomia shqiptare sot për te diversifikuar burimet e saj?
  2. Çfarë e ka penguar deri me sot zhvillimi e burimeve te tjera?
  3. Janë dhëne një numër i konsiderueshëm lejesh për ndërtim hidrocentralesh te madhësive te vogla. A kemi arritur ne pikun e shfrytëzimit te burimeve hidrike?
  4. Për shkak te thatësirës 2017, tregoi se energjia hidrike është një burim i cili krijon te papritura për ekonominë. A është momenti i duhur për tu orientuar seriozisht ne burime te tjera si dielli dhe era?
  5. Si rezulton sot investimi fillestar ne energji diellore krahasimisht me energjinë hidrike?
  6. Po flasim për burime dhe teknologji te cilat janë te mundshme edhe për individët, krahas sipërmarrjes?
  7. Burime te ndryshme a do te thotë tarifa (d.m.th. prej burimeve me kosto) te ndryshme? A ka vend për zbutje te diferencave ne kosto (nga ana e rregullatorit), ne mënyre qe te stimulohet prodhimi nga burime te ndryshme energjie?
  8. A ka një interes nga sipërmarrja për te investuar ne burime te tjera (johidrike)?
  9. Si rezulton kuadri ligjor sot? Si rezulton ligji i miratuar pak kohe me pare “Për nxitjen dhe përdorimin e energjisë nga burimet e rinovueshme”?

Në mënyre përmbyllëse, te sa me sipër u përpoqëm te sjellim, e rëndësishme është te theksohet qe në kuadrin aktual të përmbushjes së procesit të integrimit evropian dhe perspektivës së operimit nën një treg rajonalë të integruar në atë më të gjerë mbarë evropianë – nëpërmjet përdorimit të bursave telematike – është e dobishme te marrim iniciativën për te udhëhequr proceset duke zhvilluar një strategji të integruar për te gjithë sektorin energjetikë, për të ndihmuar vendimmarrjen politike drejte një zhvillimi sa me te qëndrueshëm në përputhje me interesin afatgjate te përgjithshëm ekonomikë!

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.