“Energjetika” e nis nga ministria, Top Channel, 10 Tetor 2017

Ministria e Infrastrukturës është institucioni i parë në Shqipëri që ka instaluar panele diellore në tarracë për të furnizuar godinën e saj. Ky sistem ka kushtuar 20 mijë euro, dhe ministria ka përfituar falas me një projekt pilot.

Sipas përllogaritjeve rreth 40 për qind e nevojës energjitike që ka institucioni mund të përballohet nga panelet diellore.

“Në momentin që ministria po konsumon energji , tani është në pikun e punës së vet, gjysmën biles 53% të sasisë së energjisë ne po e prodhojmë nga paneli fotovoltaik, dhe me këtë rast bie konsumi nga rrjeti i energjisë elektrike”, thotë Gjergj Simaku, drejtori i energjive të rinovueshme MIE.

Një sistem i tillë ka mirëmbajtje të lehtë dhe investimi i mbulon kostot në pak vite. Energjia e tepër kalon në rrjetin e shpërndarjes, dhe sipas matjeve mund të përdoret përsëri nga vetë prodhuesi në një kohë tjetër.

“Këtu në kohë reale e konsumojmë energjinë drejt për drejtë, e prodhojmë dhe e konsumojmë brenda ministrisë, nëse ka ndonjë tepricë në ditë fundjave ose ditë pushimi kur punonjësit nuk janë nëpër zyra, tepricat i kalojnë rrjetit dhe përmes matjes neto të energjisë, kjo energji e depozituar në rrjet të kthehet përsëri ministrisë”, vijon Simaku.

Panelet mund t’i vendosë kushdo dhe legjislacioni është i plotë për marrjen e lejeve dhe lidhjen e marrëveshjes me OSHEE.  Por për institucionet publike do të sillet uljë të konsumit.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While every effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of which publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, we offer to direct communication through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.