Burimet fotovoltaike një vlere e shtuar për sektorin turistike, Dr. Lorenc Gordani, 07 Tetor 2017

Megjithëse studimet tregojnë qarte se investimet ne teknologjinë diellore janë një vlere e shtuar për zhvillimin e turizmit, deri me tani investimet e biznesit edhe ne ketë drejtim kane ecur me rritme te ulta, madje edhe në rajonet tona bregdetare që gëzojnë një nga potencialet me te mëdha te diellit ne gjithë Evropën.

Shqipëria në tërësi, ka një potencial të jashtëzakonshëm të prodhimit të energjisë diellore dhe çmimet e sistemeve diellore po shënojnë ne vazhdimësi rënie. Për ketë ne te gjitha planet zyrtare te periudhës se fundit po identifikohen vende monumentesh, parqesh natyrore e arkeologjike, vendpushime turistike, etj., si sektorë potencial ku ky burim energjie mund të përdoret.

Ligji i ri i energjive te rinovueshme parashikon se konsumatorët qe prodhojnë energji për nevojat e tyre mund ta shkëmbejnë me kompaninë e shpërndarjes, sasinë që nuk arrijnë ta konsumojnë dhe ta shfrytëzojnë ne momentin qe do tu nevojitet. Kështu, bizneset por dhe familjet, mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie për komunitetin ne orët e pikut te rrezatimit diellorë qe korrespondon me atë te konsumit maksimal prej kondicionimit te ajrit.

Mbi sa me siper, kompanitë private, si EuroElektra kane lancuar programe te thjeshta për instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme. Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar, mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW. Proces i cili ndiqet hap pas hapi nga vet EuroElektra (për me shume shih ne formën e një prezantimi).

Pra tashme kuadri i ri normative hap perspektiva shume te mira zhvillimi për konsumatorët bizneset apo familjare, qe duan te kursejnë, duke rinovuar njëkohësisht bizneset e tyre me teknologjinë me inovative, me qëllim që t’i kthejnë ato në destinacione elitare për turistët. E gjitha duke u përkthyer ne një mbështetje për arritjen ne mënyre sa me te qëndrueshme te angazhimit 38 për qind të energjisë nga burime të rinovueshme deri në vitin 2020.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While every effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of which publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, we offer to direct communication through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.