Skema e tregtimit te kredive te karbonit si çelës për stimulimin e prodhimit nga burime e rinovueshme, Dr. Lorenc Gordani, 04 Tetor 2017
Zhvillimet e sotme të sektorit energjetike e bëjnë të domosdoshme ndërtimin e një kuadri të “zgjuar” ligjore dhe rregullator që të lehtësojë investimet dhe përpjekjet për të arrirë në mënyrën sa më të qëndrueshme objektivat e konsumit kombëtar (të 38%). Lidhur me shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, çdo vend ka karakteristikat e tij: p.sh. vende si Gjermania, Danimarka apo dhe më gjerë, kanë çmime të larta pakice dhe konkurrueshmëria për burime pa mbështetje financiare është e pranishme. Në Shqipëri, situata e çmimeve me pakicë nuk të jep këtë “komoditet”. Për ketë, se pari do duhet te procedohet me një studim mbi çfarë mund te behet për te lehtësuar apo zbutur këto diferenca.
Për sa i përket kuadrit normative te referimit mbi energjitë e rinovueshme te Bashkimit Evropiane, skemat e mbështetëse nënkuptohen si një instrument, për të promovuar përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë përveç se duke rritur çmimet me te cilin ato shiten, duke ulur kostot e tyre ose rritje me mjete detyruese të vëllimit te blerjes se këtyre energjive. Kjo përfshin, por nuk kufizohet me grandet për investimet, përjashtimet ose zbritjet e taksave, rimbursimet e taksave, skemat e mbështetjes si certifikatat e gjelbra, e subvencionet te tjera.
Ne rastin e Shqipërisë, se pari duhet te ecet me identifikimi i kostove te fshehura, ne prodhim, transmetim, por ne veçanti mund te ndalemi tek kostot negative siç janë ato lidhur me emetimet e dëmshme. Nga analizat e Draftit te Ligjit për “Ndryshimet Klimatike” dhe VKM-së për “Monitorimin e gazeve serrë”, ne veçanti vërejmë se ligji ne përgatitje nga Ministria e Mjedisit nuk qase ne mënyre optimale thelbin e qëllimit te tij për te krijuar një skeme për tregtinë e lejeve për shkarkimet e gazeve serrë brenda Komunitetit në zbatim të mekanizmave të Protokollit të Kiotos, se fundmi amenduar me Direktivën 2009/29/EC, pikërisht për te përmirësuar dhe zgjeruar skemën për tregtinë e lejeve për shkarkimet e gazeve serrë brenda Komunitetit.
Ne fakt sa propozuar nga ministria mbështet ne vlerësimin qe konsideron si te pamundur adoptimin e çfarëdo skeme për faktin se Shqipëria nuk është vend anëtare dhe konsiderohet si vend me nivele te ulëta emetuese. Konstatim qe na rezulton qe aktualisht nuk bazohet ne te dhëna te matura ne mënyre direkte, te vazhdueshme, dhe te sakta duke qene se mbi sa me sipër mungon kuadri i plote ligjor dhe kapacitetet infrastrukturore te nevojshme. Ne pikëpamjen tone, masat e propozuara nuk janë ne përputhje te plote me një serre parimesh (si parimet e përgjegjësive të përbashkëta por të diferencuara, parimi i kujdesit paraprak, parimi i efiçencës, parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, parimi i bashkëpunimit dhe financimit ndërkombëtar, etj.). Sa me sipër përforcuar edhe nga fakti i afateve shume te gjera te përmbushjes qe shkojnë nga 4, 5 dhe disa raste 6 vjet.
Për ketë Shqipëria si një vend qe synon te behet Shtetet Anëtarë duhet te synoj vendosjen e skemën e tregtimi për tu përqasur me tej me skemat e Komunitetit. Ne këtë drejtim mendojmë se duhet te zgjerohet kategoritë e aktiviteteve që i nënshtrohen kërkesave të këtij ligji, p.sh. me HEC-t e mëdhenj me rezervuar. Për me shume listës duhet ti shtohen edhe importuesit e energjisë ne rastet qe ajo nuk vjen nga burime te rinovueshme. Një kategori tjetër është ajo e impianteve te përpunimit te mbetjeve urbane, aktualisht ne pune për qytetin e Elbasanit dhe ne fazën e prokurimit dhe marrjes se lejeve ne qytetin e Fierit, Tirane, Vore, etj. Sa me sipër gjykojmë se do jepte një sinjale pozitive mbi investimet qe janë ne fazën e fizibilitetit si CCGT Korçës prej 500 MW dhe ato te parapare nga planet e zhvillimit te ardhshëm si p.sh. CCGT Vlorë dhe Kuçovë, etj.
Për me shume jo vetëm ne kuadër te detyrimeve te vendit dhe rajonit lidhur me procesin COP 21 por edhe atyre te ndërmarra ne kuadër te procesit te WB6 me 4 Korrik 2016 me ane te Kartës se Qëndrueshmërisë te Parisit, vendi duhet te avancoje lidhur me krijimin e një kuadri transparentë dhe funksional për lëshimin dhe tregtimin e kredive te karbonit. Madje ne ketë kuadër do te propozonin te punohej për te kryer një transferim statistikore te shumave te caktuara te energjisë nga burime te rinovueshme edhe me shtetet anëtare te BE-se.
Sa me sipër tashme do te ishte ne sintoni edhe me kuadrin e ri ne sektorin te energjive te rinovueshme i cili parashikon qe ndërtimi i kapaciteteve te reja do te jepet ne baze te ankandeve. Skeme e cila si ne te gjitha vendet e zhvilluara te Evropës lehtëson edhe krijimin e një tregu te kredive te karbonit duke i ngarkuar barrën financiare mbi investitorët qe janë emetues dhe jo buxhetit e shtetit. Skeme e cila mund te filloj te përdoret me sukses menjëherë, duke qene se shumica e prodhuesve aktuale janë te mbuluar nga PPA, nga një ane duke testuar ne aftësimin e tyre pak qe s’kanë një te tille, dhe nga ana tjetër duke shërbyer si një sinjale frenuese për ndotësit potenciale.
Pra ne terma absolute mbështetjet janë te nevojshme për secilin sektorë te energjisë, por kur flasim për prioritet, përparësi duhet te kenë ato sektorë me ndikime te shumëfisha, ku vlerësimi nuk mund te ndalet thjeshte ne rimarrjen e ftohte te numrave por dhe te llogaritjes se vlerës së shtuar në ekonominë vendase ne afatgjate. Në ketë kuadër, ne finale arritja e përdorimit të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (BRE) është një hap me rëndësi drejt një shoqërie më të qëndrueshme dhe shoqërohet gjithmonë me përfitime për industrinë dhe konsumatorin.
Për me shume Koment-Propozime mbi Projektligjin për Ndryshimet Klimatike nga ACERC.
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.