Si thatësira mund te kthehet ne një mundësi për një zhvillim me te qëndrueshëm ekonomik, Dr. Lorenc Gordani, 3 Tetor 2017
Gjate periudhës me te thate te verës qe sapo lame pas, gati 80% e energjisë elektrike që u hodhe në rrjet erdhi nga importi. Importe i cili kushtoi vetëm ne dy muaj rreth 54 milionë euro. Emergjencë që bëri që Këshilli i Ministrave, përmes një akti normativ, të ishte i detyruar te ndryshoj edhe buxhetin e vitit 2017. Situatë që po vazhdon edhe se ne mënyre te reduktuar për muajt ne vijim, çka do të ndikojë jo pak financat e gjithë sistemit energjetik.
Mbi sa më sipër, megjithëse ekspertët e sektorit të energjisë ndahen midis shume dilemash, gjithsesi duket se diversifikimi i prodhimit të energjisë është nje pike e forte që i bashkon. Ne ketë kuadër, energjia fotovoltaike kandidohet si opsioni me i mundshëm. Kjo pasi prodhimi në vend bazohet tërësisht nga HEC-et, dhe në periudhat e mungesës së shirave, kjo mund të balancohej më së miri nga prodhimi fotovoltaik.
Për ketë Qeveria po synon të nxisë investime të tilla, që zbusin varësinë nga burimet hidrike dhe paralelisht me këtë ulin humbjet në rrjet pasi delokalizojnë prodhimin e energjisë nga veriu, që është aktualisht në drejtim të jugut. Sigurisht, qa sa këtu te ketë impakte, kërkohet shprehja e interesit nga investitorë strategjike për kapacitete 30, 40 apo 300-400 MW.
Për me shume, nëse plotësohet sa më shpejt me liberalizimin e tregut, do te përbente një zgjidhje ne thelb te problemit, duke bere qe investimet e ardhshme të drejtoheshin nga sinjalet e tregut. Kështu ne finale, arritja e përdorimit të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (BRE) do te përbente një hap me rëndësi drejt një shoqërie më të qëndrueshme dhe me përfitime për industrinë dhe konsumatorin.
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.