Përparësitë dhe aspektet kritike lidhur me sistemet fotovoltaike, Dr Lorenc Gordani, 1 Tetor 2017

Shqipëria “rrihet” nga dielli për me shumë ore gjatë vitit se shumica e vendeve të BE-së por edhe të vetë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Potenciali komerciale, në një skenarë me kosto të ulët te kapitalit, është pothuajse 3500 MW. Për këtë Ligji i ri i energjive te rinovueshme tashme parashikon se konsumatorët mund jo vetëm te prodhojnë energji për nevojat e tyre por edhe t’ia shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që nuk arrijnë ta konsumojnë (për me shume shih ne formën e një prezantimi).

Mbi sa me sipër EuroElektra ka lancuar instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme. Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo klient familjar pa përjashtim mund të instalojnë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e saj. Pra tashme kuadri i ri normative hap perspektiva shume te mira zhvillimi për konsumatorët biznese apo familjare, qe duan te kursejnë, duke rinovuar njëkohësisht bizneset e tyre me teknologjinë me inovative.

Për me tepër Enti Rregullator i Energjisë vendosi se fundmi një çmim 100 euro/MWh për energjinë nga impiantet fotovoltaik deri në 2 MW. Ky çmim konsiderohet i përshtatshëm t’i japë një shtytje të re investimeve në këtë sektor. Kjo tarifë për më tepër mbështetet mbi një kontratë afatgjatë parablerjeje të energjisë deri në shlyerjen e plotë të impianteve. Sipas analizave teknike te kompanisë EuroElektra, investitorët në sistemet e prodhimit të energjisë nga dielli, do të kenë një normë kthimi midis 14-21% në vit.

Nëse bëjmë një krahasim me format e deri tanishme (HEC-et), çdo teknologji ka përparësitë dhe disavantazhet e veta të cilat duhen parë të lidhura në dinamikë me zhvillimet e tjera. Ne ketë kuadër, lidhur me energjinë e diellit, rënia drastike e çmimeve dhe sinjalet e thatësirave gjithmonë e më të  gjata janë tregues që flasin vetë! Për me shumë kjo teknologji ka një avantazh konkurrues në kontekstin shqiptar duke eliminuar humbjet që vijnë nga investimet e mëdha në rrjete me alokimin e prodhimit aty ky është nevoja e konsumit.

Kështu ne mënyre sintetike benefitet e sistemeve fotovoltaik, konsistojnë:

  • Impianti fotovoltaik siguron energji të gjelbërt.
  • Burimi i energjisë, dielli është “falas” dhe i pashtershëm.
  • Implementimi i impianteve fotovoltaik është i përshtatshëm për tu integruar me rrjetin e shpërndarjes.
  • Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja konsiderohen të papërfillshme.
  • Qëndrimi në gjendje pune në periudha të gjata dhe pa mirëmbajtje teknike.
  • Fleksibiliteti i Energjise e Fotovoltaikeve, ku intervali i energjisë se prodhuar prej tyre varion nga disa mikrowat ne megawatt.
  • Ndotja ekustike “zero”, duke e bere zgjidhje ideale për zonat urbane dhe për banesat.
  • Strukturat mbajtëse dhe te montimit pa impakt mjedisor apo tjetërsim te gjendjes fizike te terrenit.
  • Evitimi i c‘kyçje të paplanifikuara dhe nevojë supervizimi pasi impiantet janë statike dhe nuk lëvizin.
  • Rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë.

Mbështetur ne gjithë sa me sipër, tashme “epoka e diversifikimit” të burimeve të rinovueshme por merre hov, por si çdo aktivitet ekonomike edhe PV mund te kenë problematikat e tyre qe i shoqërojnë, si:

  • Prodhimi i moduleve PV mund shoqërohet me rreziqe shëndetësore dhe mjedisore.
  • Punonjësit mund t’i ekspozohen gazeve potencialisht eksplozivë dhe toksik, si hidruri i fosforit (PH3-phospine), hidruri i borit (B2H6-diborane), Hidruri i Selenit (H2Se-hydrogen deselenide) dhe komponimeve të kadmiumit.
  • Prodhuesit kanë përparuar shumë në minimizimin e rreziqeve të punonjësve duke zbatuar procese industriale të mirëdizenjuara dhe sisteme monitorimi.
  • Largimi i moduleve PV në fund të jetëgjatësisë së tyre paraqet rrezik minimal mjedisor. Jetëgjatësia e moduleve PV shkon në shumicën e rasteve në më shumë se 20 vjet. Shumica e komponentëve mund të riciklohen dhe ripërdoren (si p.sh. xhami, kasa plastike, kornizat e aluminit) por riciklimi i gjysmë-përçuesve është totalisht i limituar.

Natyrisht, impakti i sistemeve të impianteve fotovoltaike mund të jetë i ndryshëm në bazë të teknologjisë, performancës së modulit dhe të inverterit, dhe shumë faktorëve të tjerë qe lidhen me kapacitet e kompanive implementuese. Për te mësuar me shume mund te vizitoni dhe merrni kontakte direkt me Shoqërinë EuroElektra, Rruga Prush 1041, Vaqarr Tiranë, 1041 Shqipëri, Telefon: +35542286560, Faksi: +35542476501, E-Mail: info@euroelektra.al

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While every effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of which publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, we offer to direct communication through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.