EuroElektra, konkurrence me cilësinë dhe çmimin me të mire, ESC Adriatic, 30 Shtator 2017

Historiku

EuroElektra e nisi aktivitetin e saj në vitin 2008 me impiantet e para elektrike për klientët që kërkonin cilësi dhe standarde europiane, produkte të cilësisë së lartë dhe markat më të mira në tregun ndërkombëtar. Kërkesa për produktet dhe shërbimin cilësor e nxiti themeluesin e kompanisë EuroElektra të sjellë në tregun shqiptar brandet më të mira të sektorit elektrik, të zgjerojë gamën e shërbimeve të ofruara dhe të ofrojë cilësi të lartë me çmim konkurrues.

Një politikë e tillë, ndjekur që në zanafillën e saj, i siguroi EuroElektrës suksesin e garantuar dhe rritjen me hapa të sigurtë. Në vitin 2010 EuroElektra u regjistrua si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, një ndërmarrje e re por shumë dinamike dhe me një projekt të qartë bazuar në modelin e sukseshëm të “RemaTarlazzi” pjesë e “Gruppo Comet”, e cila e ka ndjekur dhe shoqëruar gjatë gjithë kohës së rritjes.

Vizioni

EuroElektra sot frymëzon njerëzit dhe kompanitë që të punojnë me eficiencë dhe efikasitet, për të gjetur zgjidhje te zgjuara në mjedisin ku punojnë dhe jetojnë. Aktiviteti i saj ka një ndikim pozitiv në rritje, duke përfshirë çdo ditë më shumë njerëz dhe kompani. Është qëllimi ynë i përbashkët të japim kontributin tonë në shoqëri për të lehtësuar punën edhe jetesën. “Kjo është ajo që ne bëjmë, kjo është ajo që ne dimë të bëjmë, kjo është ajo që na bashkon, kujdesi për njerëzit, konkurrenca e shëndetshme, profesonalizem, staf i kulifikuar, cilësi e garantuar, produkte te certifikuara”, thotë Elton Cekrezi, CEO i EuroElektra.

Strategjia

Synimi kryesor i EuroElektra është të krijojmë një kompani model në shpërndarjen e materialeve dhe sherbimeve elektrike, duke u bërë një shembull i thjeshtë për t’u zbatuar në dimensione më të vogla ose më të mëdha në të gjithë territorin vendas dhe rajonal. Kompania në pak kohë ka krijuar një profil të lartë profesional në treg, duke realizuar zgjidhje të rëndësishme nëpërmjet sistemeve inteligjente, impianteve të ndriçimit dhe produkteve cilësore.

Kompetencat e Kompanisë

  1. Studime dhe Projektim

Falë eksperiencës disa vjeçare te fituar nder vite brenda dhe jashtë territorit, stafi i EuroElektra është i gatshëm të ndihmojë çdo klient, instalator, kompani zbatuese, apo studio projektimi për t’iu ofruar konsulence ne zgjidhjen e impianteve teknologjike. EuroElektra garanton sigurinë dhe seriozitetin duke vlerësuar raportin shërbim–cilësi–çmim. Produktet dhe shërbimet e EuroElektrës janë të çertifikuara sipas standardeve dhe normativave Italo-Europiane IEC 60364 dhe CEI.

  1. Materiale Elektrike

Cilësia, eficienca energjetike dhe jetëgjatësia e garantuar janë elementet më të rëndësishëm për zgjedhjen e materialeve të duhura elektrike për banesën dhe biznesin. Materialet e EuroElektras vijnë me dizajne të shumëllojshme në përputhje me risitë teknologjike. Ne kemi përzgjedhur të sjellim në treg markat më të njohura ndërkombëtare të produkteve elektrike rezidenciale, industriale dhe IT, duke siguruar teknologjinë më të avancuar për klientët.

  1. Siguri e Automatizuar

Biznesi dhe qytetaret mund të vijojnë veprimtarinë e tyre të përditshme pa u shqetësuar për “vizitorët e padëshiruar”, sepse sistemet e automatizuara të sigurisë do të kujdesen për gjithçka, duke ju përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës. Siguri, standarte për një jetë cilësore! Prandaj ne ofrojmë sisteme sigurie, hyrje e kontrolluar, porta automatike, sistem parking. Gjithçka bëhet e mundur falë teknologjisë së fundit të ofruar nga markat më të mira botërore.

  1. Studio Ndriçimi

Zgjedhja e ndriçimit është përkujdesje për shikimin, ndjesitë, emocionet dhe stilin tuaj. Jepini nuancat e duhura të dritës hapësirave tuaja, duke i bërë të paharrueshme orët e kaluara në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur. Bëjini dritat të flasin për ju! EuroElektra ofron produktet e markave më të mira për ndriçimin rezidencial, industrial dhe rrugor, duke ndërthurur efiçencën energjetike me artin, arkitekturën dhe skenografinë.

  1. Godina Inteligjente

Bota po ndryshon me ritme të shpejta. Tani shtëpia dhe qyteti mund të komunikojnë me banoret e saj, duke thjeshtuar në maksimum jetesën e përditshme. Prandaj ne kujdesemi të sjellim për ju teknologjinë më të fundit, sistemet inteligjente të ofruara nga markat botërore që ju ndihmojnë të gjetjen e zgjidhje të zgjuara që kursejnë kohë dhe energji, duke shndërruar godinat në organizma me jetë!

  1. Energji Ekologjike

Energjia diellore është energjia e së ardhmes. EuroElektra përmes instalimit të impianteve fotovoltaike (në rrjet, të pavarur, hibrid) të realizuar nga teknologjia Gjermane, Austriake dhe Italiane ju mundëson të shndërroni potencialin energjetik diellor në energji të rinovueshme, ekologjike dhe ekonomike. Tashmë ju mund të kurseni deri në 100% të konsumit të energjisë së përditshme si dhe të pakësoni ndotjen e mjedisit.

  1. Klimatizim Eficient

Mjediset tuaja të banimit ose të punës mund të kenë tashmë temperaturën ideale pavarësisht motit dhe temperaturave të stinës. EuroElektra dhe partnerët e saj ndërkombëtarë ju ofrojnë komfortin e kërkuar klimaterik dhe eficiencën energjetike në një shërbim. Me sistemet tona inteligjente mund të programoni temperaturën, të kontrolloni cilësinë e ajrit dhe nivelin e lagështisë.

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us at “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.