Itali, çmimi në korrik 45 euro dhe në gusht 85 euro për kwh, Roel Korkuti/SCAN, 06 Gusht 2017

Itali, çmimi në korrik 45 euro dhe në gusht 85 euro për kwh, Roel Korkuti/SCAN, 06 Gusht 2017

Informim
Itali, dyfishohet energjia – Në korrik 45 euro për kWh, në gusht 85 euro për kwh, Roel Korkuti/SCAN, 06 Gusht 2017 I nxehti afrikan dhe thatësira e tejzgjatur ka gjeneruar një shtrenjtim të çmimeve të energjisë në Itali, deri në dyfishim. Kjo gjë po ndihet që në ditët e para nga kompanitë që e blejnë drejtpërdrejtë në bursë energjinë elektrike. Për familjet, dyqanet dhe ndërmarrjet e vogla, dyfishimi i çmimeve të energjisë do të ndihet pas pushimeve, në muajt e vjeshtës, kur të vijnë faturat e para. Kërkesa për energji ndërkohë mbetet mjaft e lartë, në 55.655 megavat, shumë pranë rekordit të vitit 2015. Ekspertët theksojnë se, në temperatura mbi 25 gradë kërkesa rritet mes 800 dhe 1000 megavat. Parimi në këtë rast është shumë i thjeshtë, efekti i kërkesë-ofertës…
Read More
Kosova tërhiqet nga projekti i kompanisë “Envidity”, botuar nga Gazeta Fjala, me 02 Gusht 2017

Kosova tërhiqet nga projekti i kompanisë “Envidity”, botuar nga Gazeta Fjala, me 02 Gusht 2017

Informim
Kosova tërhiqet nga projekti i Gjeneralit Clark, botuar nga Gazeta Fjala, me 02.08.2017 Projekti i kompanisë “Envidity”, të gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili synon ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzimin e qymyrit, është tërhequr nga procedimi i mëtutjeshëm në Kuvendin e Kosovës. Doli se Qeveria e Kosovës e kishte proceduar në Kuvend këtë projekt pa një studim të fizibilitetit dhe pa e hartuar paraprakisht Strategjinë kombëtare për shfrytëzimin e linjitit. Për këtë punë ka vendosur t’i hap letrat vet Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në legjislaturën e fundit, shkruan Gazeta Fjala. Ai, për Gazetën Fjala, ka thënë se në Komision nuk e kanë miratuar këtë projekt, por edhe atë të kompanisë “SharrCem”, pasi asnjëri nuk i plotësonin as kushtet bazë. Komisioni doli me dy rekomandime…
Read More
Korridori Jugor i Gazit, i bashkohet projektit edhe BERZH, Scan Tv, 04 Korrik 2017

Korridori Jugor i Gazit, i bashkohet projektit edhe BERZH, Scan Tv, 04 Korrik 2017

Informim
Korridori Jugor i Gazit, i bashkohet projektit edhe BERZH - Do të financojë 500 milionë dollarë për TANAP, Scan Tv, 04 Korrik 2017 Projektit për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Anatolian do t’i bashkohen edhe një tjetër institucion financiar ndërkombëtar shumë i rëndësishëm si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH po konsideron mundësitë e financimit të TANAP, pasi Banka Botërore ka financuar tashmë 800 milionë dollarë, ndërsa Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë ka angazhuar 600 milionë dollarë në këtë projekt. Financimi do të vijë në formën e një kredie prej 500 milionë dollarësh drejt Kompanisë ndërtuese, e garantuar nga Republika e Azerbajxhanit. Kompania me kapital të përbashkët që po ndërton Korridorin Jugor të Gazit zotërohet 51% nga Republika e Azerbajxhanit dhe 49% nga Kompania Shtetërore e Naftës e këtij vendi.…
Read More
Bilanci i minierave në 6-muaj, u prodhuan 350 mijë ton krom, Revista Monitor, 4 Korrik 2017

Bilanci i minierave në 6-muaj, u prodhuan 350 mijë ton krom, Revista Monitor, 4 Korrik 2017

Informim
Bilanci i minierave në 6-muaj, u prodhuan 350 mijë ton krom ja sa para mori buxheti, Revista Monitor, 4 Korrik 2017 Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës (AKBN) publikoi të dhënat për 6 mujorin e parë të vitit lidhur me ecurinë e sektorit minerar në vend. Prodhimi i kromit kaloi 350 mijë ton ndërkohë që renta minerare që buxheti përfitoi nga aktiviteti në sektorin e minerar metalor ishte 382 mijë dollarë ndërsa nga ai jometalor në formën e rentës janë paguar 123 mijë dollarë. Lejet aktive Këshilli Teknik i AKBN ka vendosur që të marrë një seri masash administrative me propozim të Ministrit të Energjisë, të lidhura këto me mospagesën e garancisë, mosparaqitjen e planeve të investimit apo problematika të tjera të ngjashme. Aktualisht janë aktive 630 leje minerare dhënë…
Read More
Energjia diellore, përcaktohet çmimi i blerjes nga shteti, Botuar nga Gazeta Dita me 03 August 2017

Energjia diellore, përcaktohet çmimi i blerjes nga shteti, Botuar nga Gazeta Dita me 03 August 2017

Informim
Energjia diellore, përcaktohet çmimi i blerjes nga shteti, Botuar nga Gazeta Dita me 03 August 2017 Energjia e prodhuar nga impiantet diellore me fuqi deri në 2 mega do të blihet nga shteti me çmimin 100 euro për megavat. Enti Rregullator ka miratuar tarifat, me të cilat shteti është i detyruar të blejë energjinë e prodhuesve privatë, jo vetëm për panelet diellore, por edhe për parqet eolike. Sipas vendimit, për energjinë e erës çmimi i blerjes është 76 euro për megavat dhe do të zbatohet për të gjitha parqet eolike me kapacitet deri në 3 megavatë. Përgjatë 10 viteve të fundit, thuajse të gjitha investimet private në burimet janë kanalizuar në ndërtimin e hidrocentraleve. Por, veçanërisht muajt e fundit po vihet re një rritje e interesit për parqet diellore dhe…
Read More
“Avullon” Fierza, zbret në nivelin 269.89 metra, KESH, nga Revista Monitor, me 31 Korrik 2017

“Avullon” Fierza, zbret në nivelin 269.89 metra, KESH, nga Revista Monitor, me 31 Korrik 2017

Informim
“Avullon” Fierza, zbret në 269.89 metra, KESH: Prodhimi në minimum, OSHEE 1600 MWh në ditë, Revista Monitor, 31 Korrik 2017 Situata në kaskadën e Drinit mbetet kritike. Thatësira ka detyruar KESH që të ulë në minimum prodhimin duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 MWh në ditë për OSHEE. Të dhënat zyrtare të së mërkurës (2 gusht) tregonin se aktualisht liqeni i hidrocentralit të Fierzës ishte në nivelin 269.80 metra një nivel me një rënie krahasuar me pak ditë më parë. Ndërkohe që prurjet janë vetëm 25m3/s. Korporata bëri me dije se do të rishikojë programet e saj ditore dhe mujore të prodhimit në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit ndërkohe që parashikimet në periudhën afatshkurtër nuk janë aspak optimiste dhe…
Read More
Snam, marrëveshje me Albgaz për infrastrukturën e gazit, Revista Monitor, 1 Korrik 2017

Snam, marrëveshje me Albgaz për infrastrukturën e gazit, Revista Monitor, 1 Korrik 2017

Informim
Italiana Snam, marrëveshje me Albgaz për infrastrukturën e gazit, Revista Monitor, 01 Korrik 2017 Kompania italiane e gazit Snam “zbarkon” në tregun shqiptar. Së fundmi, kompania italiane e cila menaxhon rrjetin më të madh të gazsjellësit në Evropë, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) me Albgaz, kompaninë shqiptare të gazit. Në njoftimin zyrtar të Snam thuhet se të dy kompanitë angazhohen që të rrisin bashkëpunimin për zhvillimin e sistemit infrastrukturor të gazit që do të drejtohet nga shoqëria shqiptare, pas ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline. Me anë të këtij memorandumi, Snam Global Solutions me përvojën 75-vjeçare në tregun italian dhe atë evropian të gazit do të mbështesë kompaninë shqiptare Albgaz për të zhvilluar planin e nevojshëm të ngritjes së infrastrukturës, për ta integruar në tregjet e tjera, por edhe për…
Read More
ERE cakton çmimin për PV dhe Eolik ne 100 dhe 76 euro/MWh, Revista Monitor, 2 Korrik 2017

ERE cakton çmimin për PV dhe Eolik ne 100 dhe 76 euro/MWh, Revista Monitor, 2 Korrik 2017

Informim
ERE cakton çmimin për energjinë nga dielli 100 euro/MwH, për atë nga era 76 euro/MwH, Revista Monitor, 02 Korrik 2017 [caption id="attachment_8580" align="alignnone" width="600"] bulb with business background showing concept of success an idea[/caption] Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që çmimi për energjinë që prodhohet nga impiantet fotovoltaikë të jetë në 100 euro/MwH, kurse për parqet eolikë 76 euro/Mwh. Kjo vlen për impiantet fotovoltaikë me kapacitet të instaluar 2 MwH dhe për parqe eolike me kapacitet të instaluar 3MwH. Vendimi Për vitin 2017, çmimi për të gjithë kontraktuesit e ndërtimit të impianteve të jetë: a) për burimet e energjisë PV (Fotovoltaikët) në vlerën 100 Euro/MwH b) për burimet e energjisë nga era (Eolike) 76 Euro/MwH Duke filluar nga viti 2018, për investimet në vijim, ERE, në bazë të grumbullimit…
Read More
ERE miraton çmimin për energjinë e erës dhe të diellit, nga Tv Klan, Publikuar me 02 Gusht 2017

ERE miraton çmimin për energjinë e erës dhe të diellit, nga Tv Klan, Publikuar me 02 Gusht 2017

Informim
ERE miraton çmimin për energjinë e erës dhe të diellit, Tv Klan, Publikuar 02 Gusht 2017 OSHEE detyrohet ta blejë, vlera më e lartë se energjia hidro! Përveç shtimit të kërkesave për të ndërtuar parqe, ku do të prodhohet energji elektrike nga era dhe dielli, Ministria e Energjisë dhe Enti rregullator kanë miratuar një tabelë me çmime favorizuese për të gjithë ata që ofrojnë projekte në këto dy fusha. Me anë të një vendimi në datën 27 Korrik, ERE ka vendosur që çmimi i energjisë që kompania e shpërndarjes së energjisë duhet të blerë për energjinë e prodhuar nga era është 76 euro për megavat orë, ndërsa për energjinë nga dielli çmimi arrin në 100 euro për megavat. OSHEE është e detyruar me ligjin e ri për energjinë e rinovueshme…
Read More
Tjetër park fotovoltaik në Fier, investimi 2.4 milionë euro,  nga Revista Monitor, me 31 Korrik 2017

Tjetër park fotovoltaik në Fier, investimi 2.4 milionë euro, nga Revista Monitor, me 31 Korrik 2017

Informim
Tjetër park fotovoltaik në Fier, investimi 2.4 milionë euro, Revista Monitor, 31 Korrik 2017 Korriku është mbyllur me një kërkesë të re, për një park fotovoltaik në zonën e Fierit. Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dije se operatori që ka shprehur interes është “Hydro Valbona” sh.p.k. Shoqëria ka aplikuar për  për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën në “Perëndim të fshatit Topojë (Fier)”me një sipërfaqe totale të projektit rreth 20,000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 2.4 milion Euro. Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit “Hydro Valbona” ka në objekt të saj prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar burimet e energjisë të cilat gjenden në natyrë dhe janë të rinovueshme, si ajo hidrike, diellore, e erës, gjeotermale,…
Read More