UNESCO “detyron” qeverinë të anulojë koncesionin që kalon në Shebenik-Jabllanicë, Revista Monitor, 28 Gusht 2017

Ministria e Energjisë dhe Industrisë është detyruar të anulojë koncesionin për hidrocentralin Bushtrica 4 për shkak se kuota ku ishte parashikuar të ndërtohej ky HEC prekte Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Madje një nga nënzonat më të mbrojtura ajo e Rrajcës, që është futur në hartën e UNECSO si pjesë e Trashëgimisë Botërore duket se ka shërbyer edhe si nxije për të mos vijuar më tej.

Detajet i  bëri të ditura vetë Ministria e Energjisë në njoftimin e anulimit të këtij koncesioni.

Anulimi i koncesionit

Drejtoria e Koncesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit Vendim Nr. 3 Datë 16/8/2017 Për Anullimin e Procedurës “Dhënie me Koncesion e Hidrocentralit “Bushtrica 4”.

Në mbështetje te Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, Nenit 24 te Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar,

Për arsye se: Zona e parashikuar për zhvillimin e projektit ne kuotat 1336-820 m.m.n.d në Lumi Bushtricës, sipas koordinatave përkojnë brenda territorit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, ku një pjesë e mirë bie edhe në zonën e përcaktuar si Nënzonë Qendrore e Rrajcës, me shkallën më të lartë të mbrojtjes dhe së fundmi edhe me zonën pyjor që u shpall nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës.

Si rrjedhojë, referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura datë Nr. 81/2017, datë 04.05.2017, Neni 16, pika 2 germa (c) nuk mund të lejohet asnjë lloj aktiviteti njerëzor.

Vendos: Anulimin e procedurës konkurruese “Dhënie me koncesion e hidrocentralit “Bushtrica 4”.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.