Një tjetër HEC i shtohet listës, në MEI mbërrin kërkesa e RAB Enterprises, Revista Monitor, 22 Gusht 2017
Një tjetër kompani ka aplikuar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi të instaluar deri në 2 MW.
Bëhet fjalë për kompaninë RAB Enterprises sh.p.k. e cila është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e cila ka në objekt të saj mes të tjerash prodhimin e energjisë duke përdorur energjinë e gjelbër si ujë, të lashtat e energjisë, burimet termike, burimeve gjeotermale, e erës, biogazit dhe fotovoltaike si dhe ndërtim, projektim hidrocentralesh studime te fizibilitetit, planit të bizneseve.
Kompania ka aplikuar për ndërtimin e dy hidrocentraleve “Lumare 1 dhe 2”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në pellgun ujëmbledhës të rezervuarve të Lumarës, Bashkia Mallakaster, Qarku Fier.
Pas aplikimit nga ana e Ministrisë dhe Industrisë do të shqyrtohet dokumentacioni si dhe do të lihet një afat 15 ditor për palët e interesuara që kanë kundërshtime apo pretendime në lidhje me këtë projekt.
Në rast se do të rezultojë pa problematika i gjithë procesi atëherë ministria do të japë edhe miratimin e saj për vijimin e hallkave të tjera ligjore që lidhen me miratimin.
Viti 2017 ka pasur një rritje të kërkesave për hidrocentrale të kësaj natyre me kapacitet deri në 2MW që nuk konsiderohen si koncesione tipike dhe nuk ndjekin burokracinë e nevojshme që shoqëron koncesionet e tjera të hidrocentraleve.
Vetëm pak ditë më parë në konsultim ishte një tjetër HEC i njohur nën emrin Koravi për të cilin koha e afishimit tashmë ka përfunduar.
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.