KESH hap procedurat për importin në shtator, do përdorë huanë e BB, Revista Monitor, 21 Gusht 2017

Në shtator nuk do të jetë vetëm  Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë që do të sigurojë furnizimin me energji të vendit. Stafeta këtë herë duket se i ka kaluar Korporatës Elektroenergjitë Shqiptare e cila ka çelur procedurat për shprehje interesi nga palët që duan të marrin pjesë.

KESH bën me dije se kjo energji do të sigurohet përmes kredisë së Bankës Botërore prej 22.4 milionë euro e cila prej kohësh ishte në negocim për t’u përdorur si rezultat i situatës problematike hidrike në vend, por sasia e kredisë nuk do të përdoret e gjitha menjëherë.

Kompanitë e interesuara duhet që të ofertojnë pranë KESH dhe ofertat e tyre duhet të jenë të vlefshme deri në datë 28 gusht ndërkohë që lëvrimi do të bëhet në 1-30 shtator.

Këtë herë KESH po kërkon import në një nivel prej 129 600 MWh energji ndërkohë që koha e lëvrimit do të jetë përgjatë harkut 00:00-24:00 pra plot 24 orë në ditë, duke siguruar vetëm sasinë e munguar që duhet të japë si rezultat i remonteve në turbina.

Nga rezultatet e tenderëve të fundit shifra e importeve është rrumbullakosur për korrikun në 22 milionë euro dhe për gushtin në 30 milionë euro. Nëse çmimet do të rezultojnë të larta kredia e Bankës Botërore mund të jetë e pamjaftueshme.

Në çdo rast gjasat janë që edhe OSHEE vetë të tenderojë një pjesë energjie në ditët në vijim ndërkohë që mbetet e paqartë nëse KESH do të vijojë të përpunojë vetëm prurjet sikurse po ndodh deri tani apo do të ndalë prodhimin për të krijuar rezervë hidrike.

Të dhënat e pak ditëve më parë tregonin se Fierza kishte zbritur në nivelin e 268.13 metrave ndërkohe që kishim një përmirësim të prurjeve në 50 më/s.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve krijuan një situatë problematike në sektorin e energjisë duke detyruar qeverinë të bënte dy lëvizje të befta në vetëm dy muaj. Fillimisht ishte një vendim për përdorimin e kredisë së Bankës Botërore për blerje energjie që u kthye në një “luftë” brenda kabinetit mes teknikëve dhe politikëve, por që në fund edhe pas miratimit nuk mori bekimin e shpejtë të Bankës.

Së dyti vetëm pak ditë më parë qeveria do të ndryshonte buxhetin duke rritur huamarrjen për energjinë me 3 miliardë lekë si një lëvizje për të garantuar furnizim në kushtet kur operatorët e sektorit kanë financa të rrudhura nga kreditë dhe importet e mëparshme.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.