
Aplikim për Hidrocentralin e Koravit, pas 8 kërkesave për PV, Angelo Haruni/SCAN, 19 Gusht 2017
HEC-et ende me interes për investitorët – Aplikim për Hidrocentralin e Koravit, pas 8 kërkesave për parqe fotovoltaike, Angelo Haruni/SCAN, 19 Gusht 2017 Impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga dielli kanë marrë një vëmendje të veçantë muajt e fundit, por kjo nuk ka zbehur interesin e bizneseve private për të investuar edhe në hidrocentrale. Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se pranë këtij institucioni ka mbërritur një aplikim për të ndërtuar një HEC me kapacitet prodhues deri në 2 MW. Bëhet fjalë për hidrocentralin e Koravit, i cili do të vendoset në pellgun ujëmbledhës të përroit të Zallit dhe Qyrsakut, degë e lumit Shkumbin në Pogradec. Shoqëria e interesuar është “Deliu 3D”, e cila vepron në fushën e shfrytëzimit të pasurive minerare, përpunimit të mineralit deri në produkt të…