Thatësira ndryshon buxhetin – 3 mld lekë për blerje energjie, 500 mln për institucionet e vettingut, Lorenc Rabeta/SCAN, 16 Gusht 2017

Përmes një akti normativ, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar mbrëmjen e së mërkurës Buxhetin e Vitit 2017. Duket se shkaku kryesor i ndryshimeve ka të bëjë me emergjencën e furnizimit me energji të shkaktuar nga thatësira e tejzgjatur e kësaj vere.

Përmes Aktit Normativ, Qeveria ka rritur me 3 miliardë lekë, afërisht 30 milionë dollarë fondin në dispozicion të blerjes së energjisë elektrike, duke e çuar nga 1,5 miliardë lekë në 4.5 miliardë lekë. Rritje ka shënuar edhe fondi rezervë i qeverisë, i cili nga 1.5 miliardë lekë, shkon në 2.7 miliardë lekë.

Deri në 1.2 miliardë lekë të këtij fondi do të përdoren, për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore, nga Këshilli i Ministrave; 500 milionë lekë do përdoren për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, ndërsa 1 miliardë lekë, për përballimin e emergjencave natyrore.

Ndërkaq, Akti Normativ sheh në rritje si të ardhurat ashtu si edhe shpenzimet buxhetore. Të ardhurat shënojnë një rritje prej 2 miliardë lekësh, afërsisht 20 milionë dollarë, duke shkuar nga 436.4 miliardë lekë në 438.4 miliardë lekë. I pandryshuar mbetet deficiti buxhetor, i cili sipas buxhetit 2017 do të jetë në kuotën e 31.1 miliardë lekëve. Rritje prej 2 miliardë lekësh ka shënuar edhe fondi për njësitë vendore, i cili është shtuar me 2 miliardë lekë, afërisht 20 milionë dollarë.

Për me shume gjeni linkun.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

 Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.