UKT do të realizojë Masterplanin strategjik – Tender 75 milionë lekë për shërbimin e konsulentit, Angelo Haruni/SCAN, 14 Gusht 2017

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Tiranës do të kontraktojë një kompani konsulente, e cila do të përcaktojë qartë hapat që duhen ndjekur për të arritur objektivat e UKT:

Ofrimin e shërbimit të vazhdueshëm 24 orë ujë në ditë për mbi 1 milion banorë;

Reduktimi i ujit pa të ardhura;

Zhvillimi i performancës së drenazhimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura;

Kompania fituese do të hartojë atë që quhet “Masterplani” i zhvillimit teknik dhe strategjik të furnizimit me ujë dhe rrjetit të Kanalizimeve për qytetin e Tiranës.

UKT ka caktuar një fond maksimal prej 75 milionë lekësh për këtë shërbim, ndërsa ofertat do të mund të dorëzohen deri më 23 Gusht 2017.

Kriteret për përzgjedhjen e fituesit do të bëhen në bazë të çmimit dhe propozimit teknik, ku vlerësohen sipas rëndësisë: metodologjia e propozuar, kualifikimet e stafit kryesor të propozuar, përvoja për punë të ngjashme dhe transferimi i njohurive.

Masterplani do të realizohet në 2 faza, ku faza e parë do të zgjasë tre muaj dhe përmban hartimin e masterplanit afatmesëm të zhvillimit teknik; ndërsa faza e dytë që do të shtrihet në një periudhë dy-vjeçare ka të bëjë me azhurnimin, monitorimin dhe kontrollin e këtij masterplani.

Plani do të përfshijë, përveç arkitekturës e IT e nevojshme, edhe transformimet e organizimit të punës.

Pak kohë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi kryerjen e investimeve me vlerë 220 milionë euro në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes së UKT.

Pak ditë më parë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi prej 30 milionë eurosh për këto projekte, me kushtin që 15 milionë euro të jepen pasi UKT të përfundonte studimin për Burimet Strategjike të Ujit.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.