Blerja e energjisë për gushtin – OSHEE paguan mbi 1.6 mln euro pa TVSH, Entela Barjamaj/SCAN, 11 Gusht 2017
Ndalimi i prodhimit të energjisë si rezultat i thatësirës ka detyruar OSHEE që të kryej blerje të energjisë elektrike.
Kështu për muajin gusht, më saktë për periudhën nga data 12-31 gusht OSHEE, do të garantojë furnizimin me energji elektrike për abonentë e saj duke e blerë atë. Janë shtatë kompani nga të cilat do të realizohet blerja e energjisë elektrike për të garantuar furnizimin e plotë me energji.
Në total për këtë periudhë OSHEE ka nevojë që të blejë një sasi prej 24 mijë MWh dhe me një vlerë financiare prej 1.6 milionë euro pa TVSH, të ndarë mes shtatë kompanive.
Kështu OSHEE do ti paguaj 36 mijë euro pa TVSH shoqërisë HSE për blerjen e një sasie prej 640 MWh, e cila do të lëvrohet nga linja Serbi, Mali Zi, Greqi-Shqipëri. Blerja e një sasie prej 4 mijë MWh nga shoqëria GSA do ti kushtojë OSHEE rreth 263 mijë euro pa tvsh.
Kjo sasi do të lëvrohet në afatin kohor të tetë orëve dhe është për lotin e parë, ndërkohë që për lotin e dytë po nga kjo shoqëri për 3200 Mwh do ti kushtojnë OSHEE,253 mijë euro pa TVSH.
Vlera financiare që do ti paguhet shoqërisë Noa Energy Trade, do të jetë mbi 523 mijë euro pa tvsh, per sasine e energjisë së blerë në dy lote ne tatal për 7200 MWh.
Devoll Hydropower – Statkraft do ti shesë OSHEE 2400 MWh me një vlerë në total prej 142 mijë euro pa TVSH. Shoqëria GEN-I Tirana do të shesë sasinë e energjisë prej 2400 MWh të ndarë në dy lote, ndërkohë që vlera financiare e kësaj blerje do të jetë mbi 172 mijë euro pa TVSH.
Shoqëria EFT AG sh.p.k do të shesë një sasi prej 3200 MWh me një vlerë prej 235 mijë euro. Shoqëria A&A Group of Companies, do të shesë një sasi prej 800MWh me një vlerë financiare prej 51 mijë euro.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.