Kontroll dhe masa për të gjitha pikat e palicencuara të karburanteve, Bashkia Tirane, 9 Gusht 2017

Kontroll dhe masa për të gjitha pikat e palicencuara të karburanteve, Bashkia Tirane, 9 Gusht 2017

Informim
Kontroll dhe masa për të gjitha pikat e palicencuara të karburanteve, Bashkia Tirane, 9 Gusht 2017 Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për mbylljen e pikave të karburantit, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ndoqi nga afër aksionin për mbylljen e një prej pikave të karburantit pranë zonës së Pallatit me Shigjeta, ndërkohë që puna ka vijuar me bllokimin edhe të dy pikave të tjera, një në Sauk dhe një tjetër pranë digës së Liqenit Artificial. Mazniku shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbyllur të gjitha ato pika, të cilat nuk respektojnë kriteret ligjore. Ai deklaroi se një situatë e tillë, ku bizneset të cilat shesin karburant, nuk paguajnë detyrimet kundrejt shtetit, nuk mund të vijojë. “Sipas vendimit…
Read More
410 diga rezervuarësh kërkojnë ndërhyrje urgjente, Revista Monitor, 09 Gusht 2017

410 diga rezervuarësh kërkojnë ndërhyrje urgjente, Revista Monitor, 09 Gusht 2017

Informim
Këshilli Kombëtar i Ujit: 410 diga rezervuarësh kërkojnë ndërhyrje urgjente, Revista Monitor, 09 Gusht 2017 Këshilli Kombëtar i Ujit ka bërë së fundmi një analizë për gjendjen e sigurisë së digave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente në 65% të tyre. Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si për sa i takon sigurisë së digave, ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë. Analiza tregon se, në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% dëmtime të ujëlëshuesit, 14% dëmtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit. Në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Këshilli Kombëtar i…
Read More
Investim i ri për park te energjisë diellore në Korçë prej 2.4 mln euro, Revista Monitor, 10 Gusht 2017

Investim i ri për park te energjisë diellore në Korçë prej 2.4 mln euro, Revista Monitor, 10 Gusht 2017

Informim
Vërshojnë lejet për parqet e energjisë diellore, investimi i ri në Korçë prej 2.4 mln euro, Revista Monitor, 10 Gusht 2017 Parqet fotovoltaike janë shndërruar në një trend për bizneset, të cilët pasi kanë ezauruar HEC-et, u janë kthyer impianteve të tjera të prodhimit të energjisë nga dielli dhe era. Ministria e Energjetikës nuk po ndalet në dhënien e lejeve për parqet që, në pjesën më dërrmuese të tyre, kanë kapacitet prodhues jo më shumë se 2 MW. Së fundmi shoqëria “RTS” sh.p.k., ka shprehur interesin për  ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, në zonën në “Tren-Bilisht (Korçë)”. Parku do të ketë sipërfaqe totale rreth 63,915 m² ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW, me një vlerë investimi rreth 321,671,661 ALL…
Read More