Analiza e Industrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva ar, Revista Monitor, 9 Korrik 2017

Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqendruar në minierën e bakrit të Munellës, ku sipas një analize që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar.

“Miniera polimetalore e Munellës ka pasur një shpërndarje mineralogjike të tillë ku një trup prej rreth 1 milion ton mineral ka pasur cilësi shumë të lartë si: bakër mesatar 4–5%, zink mesatar 3% dhe ari 4 gramë/ton, argjendi 65 gramë/ton krahas elementeve të tjerë si Selen, Stibium etj.”, pohon dikasteri i Gjiknurit.

Sipas përllogaritjeve, rezerva e arit në këtë miniere është 4 tonë.

Objektet e industrisë së bakrit në vitin 2001 janë dhënë me koncesion një kompanie turke “BER-ONER”, me shoqëri koncesionare “Ber Alb” sh.p.k.

Kjo industri në periudhën 2004 deri 2015 ka funksionuar e lokalizuar në shfrytëzimin e dy minierave Munellë dhe Lak Rosh në rajonin e Pukës, duke e pasuruar mineralin e pasur në Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz.

Njëkohësisht, disa kompani shumica kanadeze kanë pasur leje minerare për kërkim-zbulim të cilat, realisht më tepër janë fokusuar në rivlerësimin e rezervave të zbuluara më parë nga institucionet shqiptare deri në vitin 1992, duke mos kontribuar në shtimin e rezervave të reja.

Nga skema e përpunimit të plotë e trashëguar deri në vitin 1990, pjesërisht ka funksionuar vetëm Uzina e Telave në Shkodër. Fabrika e Shkrirjes në ish-Uzinën e Bakrit në Rubik është demoluar në vitin 2007–2008, ndërsa Uzina e Rafinimit i ishte dhënë me koncesion një subjekti në fund të vitit 2012, por që tashmë ka dështuar që në vitin e parë, sepse koncesionari kërkonte përshtatjen e saj për prodhim ferrokromi.

Në fundin e vitit 2015, edhe kompania turke “BER-ONER” e fokusuar në rajonin e Pukës, me skemë prodhimi deri në koncentrat bakri, ka ndërprerë prodhimin, duke u justifikuar me rënien e çmimit të metaleve në bursë.

Në maj të këtij viti, Ministria e Industrisë ka hapur një garë për dhënien me koncesion të së gjithë industrisë së bakrit në vendin tonë.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.