KESH do të sigurojë asetet e TEC-it të Vlorës – Tender 32 milionë lekë për 1 vit, Angelo Haruni/SCAN, 07 Gusht 2017

Pas më shumë se një dekade mosvënieje në funksion, Termocentrali i Vlorës është rikthyer në fokusin e qeverisë.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka marrë nën administrim këtë objekt, ka vendosur të sigurojë asetet e këtij TEC-i për një periudhë 1-vjeçare.

KESH ka shpallur të hapur garën për tenderin me fond maksimal 32 milionë lekë për sigurimin e godinës dhe pajisjeve nga zjarri, rrufetë, eksplozionet, tërmetet, përmbytja dhe aksidente të tjera.

Sipas të dhënave të disponuara nga KESH, vlera totale e këtyre aseteve arrin në 8 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë për paketën e plotë të sigurimit, ndërsa një pjesë me vlerë 839 milionë lekë kanë nevojë të sigurohen vetëm nga tërmetet.

Makineritë më të kushtueshme në pronësi të TEC-it të Vlorës përfshijnë turbinën e gazit dhe gjeneratorin e fuqisë, me vlerë 2.6 miliardë lekë; gjeneratorin e avullit dhe pompat e ushqimit, me vlerë 1.2 miliardë lekë; si edhe turbinën e avullit, kondeserin dhe rigjeneruesin e nxehtësisë, me vlerë 1.1 miliardë lekë.

Gara për këtë shërbim do të mbyllet më 31 Gusht 2017 dhe fituese do të shpallet kompania e kualifikuar që ka bërë ofertën më të ulët. Fondi për pagesën e këtij shërbimi është vënë në dispozicion nga të ardhurat e vetë KESH.

Pas realizimit të gazsjellësit TAP, Shqipëria do të ketë akses në sasi të konsiderueshme gazi natyror me çmim të ulët. Synimi është që TEC-i ekzistues, përmes një investimi të konvertohet për të punuar me gaz, e kështu të prodhojë energji elektrike për nevojat e vendit.

Sakaq, investimi fillestar për këtë termocentral ka qenë 95 milionë euro.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.