Italia vulos “TAP” – Këshilli i Ministrave i jep “OK” lidhjes me rrjetin kombëtar, Roel Korkuti/SCAN, 08 Gusht 2017

Këshilli i Ministrave në Itali me kërkesë të kryeministrit Paolo Gentiloni ka dhënë autorizimin përfundimtar për të vijuar me punimet e gazsjellësit transadriatik.

Nuk bëhet fjalë vetëm për 8 kilometrat e gazsjellësit që do të shtrihen në rajonin e Puglias, por për të gjitha veprat që duhet të ndërtohen për të lidhur këtë gazsjellës mbi 800 kilometra të gjatë me rrjetin kombëtar të gazit në vendin fqinj. Kjo lidhje do të bëhet fillimisht nga komuna e Brindisit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme në Puglia për ndërtimin e gazsjellësit.

Njoftimi zyrtar i qeverisë italiane thekson se, ndërtimi do të prekë zonën që lidh territorin e Melendugnos në Lecce, ku përfundon gazsjellësi, me rrjetin kombëtar që fillon në Brindisi.

Pak ditë më parë, qeveria italiane, mblodhi në një tryezë shoqëritë e TAP dhe SNAM duke iu kërkuar që të investojnë në rajonin e Puglias.

Tryeza e dytë, ku do të jenë të pranishme edhe autoritetet lokale, do të zhvillohet në muajin Shtator.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.